Përshkrimi i incizimit nuk përbën lajm

[Recension: Maqedoni, polici rrah emigrantët dhe nuk i lejon të ngjiten në tren]

Teknologjia sot mundëson regjistrimin më të lehtë të veprimeve me çka mund të ngrihen alarme kur ndodhin situata problematike. Por regjistrimet duhen përdorur vetëm si një nismë e parë për të çuar çështjet pastaj deri tek institucionet, dhe vetëm pasi të merren informacionet e plota dhe nga të gjitha palët botohet lajmi.

Lajmi që recensojmë nuk është i plotë sepse nxitet nga regjistrimi që duket problematik dhe me të drejtë ngre alarme, por i mungon pala tjetër.  Në lajm flitet për dhunë policore, por nga ana tjetër autori nuk raporton nëse ka kërkuar ose jo qëndrim nga policia e Maqedonisë. Në tekst shpjegohet se kur është bërë video incizimi, por nuk citohet autori i saj.

Videoja të cilën mund ta ndiqni më poshtë, është xhiruar më 12 gusht në stacionin hekurudhor në Gjevgjeli  dhe aty mund të shihet se si policia ushtron dhunë që të zbresë emigrantët që ngjiten në tren.

Autori i është referuar një portali vendas, por kjo nuk mjafton që lajmi të jetë i plotë. Për veç se nuk ka reagim nga policia nuk ka as edhe sqarime nëse policia ka të drejtë të ushtrojë dhunë. Në një rast të tillë do të ishte e këshillueshme që ti referohet ligjeve. Ligji për polici dhe Neni përkatës i tij nuk parashikon ushtrim dhune nga forcat e rendit.

Maqedoni, polici rrah emigrantët fullscreenLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Maqedoni, polici rrah emigrantët dhe nuk i lejon të ngjiten në tren

Data dhe koha e publikimit: 14.08.2015

Data e recensionit: 15.08.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Ligji për polici, Neni 14
“Me qëllim të veprimit parandalues dhe pengimit të veprave penale, policia mund të vendosë kontroll të përforcuar të personave dhe objekteve”.
lexo: Plotësuese:  Forcë përkatëse duhet përdorur vetëm në rastet e parapara me ligj dhe kur kjo është vërtet e domosdoshme gjatë plotësimit të kushteve të definuar me nenin 91 dhe 91b të Ligjit për policinë, ku parashihet përdorimi i forcës ndaj grupit vetëm me urdhër të zyrtarit policorë i cili udhëheq me aksionin.

Vetëm duke pasur gjithë detajet lajmi do ishte i plotë.
Përveç kësaj, lajmi nuk është i radhitur sipas rregullave gazetareske. Autori nuk fokusohet në shtjellimin e lajmit, gjë që do t’ia bënte më të lehtë publikut për ta kuptuar ngjarjen.

Emigrantëve nuk u lejohet aspak që të ngjiten në këtë tren, por vetëm në trenin që qarkullon vetëm për to në linjën Gjevgjeli-Tabanovc. Për transportin emigrantët paguajnë biletë me çmim prej 300 denarëve.

Mungesa e “backgroundit” ose informacionit shtesë bën që, lexuesi i cili për herë të parë lexon për këtë çështje, mos ta kuptojë se për çka bëhet fjalë.

Do të ishte mese i nevojshëm shpjegimi rreth gjendjes me emigrantët. Prej sa kohësh janë ata në Maqedoni. Çfarë kërkojnë ata dhe cilat janë të drejtat e tyre. Fakti që emigrantë të shumtë nga Lindja e Mesme, e posaçërisht nga vendet në gjendje lufte, kanë marrë rrugën për në Evropën Perëndimore. Një pjesë e madhe e tyre kanë qarkulluar përmes Maqedonisë, ku në disa raste edhe janë sulmuar dhe plaçkitur, apo s’kanë marrë as ndihmë institucionale por edhe janë mbajtur peng nëpër shtëpi të ndryshme. Deri para pak kohe, ata nuk gëzonin të drejtën e shfrytëzimit të transportit publik, gjë të cilën ua garantoi ndryshimi i Ligjit për azil.

Lajme të ngjashme

Back to top button