Njëanshmëria dëmton kritikën e drejtë

Recension: ““Vendlindja” e kujt është Shipkovica e Ali-së ose e Gruevskit”

Për të karahsuar dhe gjykuar veprimet e dy personaliteteve nga jeta politike ose cilët do qofshin ato persona publik, nuk mjafton (nuk është profesionale) të pasqyrohet pikëpamja e gazetarit ose bindjet e tij personale. Informacioni duhet të nxirret nga burime relevante dhe fakte të pakontestueshme.

Almakos - Vendlindja e kujt eshte Shipkovica e Alise apo e GruevskitLinku për te artikulli origjinal: ““Vendlindja” e kujt është Shipkovica e Ali-së apo e Gruevskit?”
Data dhe koha e publikimit: 13.08.2015, 14:34
Data e recensionit: 14.08.2015
Recensues: Fatlume Dervishi

Rasti i tekstit që recensojmë, i cili nuk mund të quhet lajm sepse i mungojnë elementet kryesore të një lajmi, është një karasim mes aktiviteteve të dy liderëve politik. Me një të lexuar të tekstit vërehet njëanshmëria dhe subjektiviteti i autorit.

Që tekstet gazetareske të kritikojnë veprimet e politikanëve është shumë normal por kjo duhet të bëhet, duke i pyetur dhe sfiduar direkt ata, nëpërmjet analizave të njohësve të rrethanave, përmes pasqyrimit të opinionit të banorëve të fshatit të Shipkovës, apo burimeve të tjera. Nëse ka tregues se partia në pushtet, BDI, po neglizhon këtë zonë, patjetër që gazetari duhet të ngrejë këto çështje. Por mendimet personale dhe tendencioze nuk ndihmojnë në informimin dhe adresimin e çështjeve me interes për qytetarët.

E gjithë ideja e tekstit, bazuar nga titulli dhe ato pak rreshta të tij, ka qenë që të thuhet “pas 14 viteve Shipkovica bëhet e Gruevskit” që është një formë provokimi. Tekstet e tilla, ku njëanshmëria është evidente, edhe kur çështjet që ngrihen edhe pse të drejta, bien ndesh me profesionalizmin bëjnë që lajmet e tilla mos të merren seriozisht, diçka që shkon në kundërshtim me profesionalizmin por dhe vetë dëshirën e gazetarit për të qenë kritik.

Lajme të ngjashme

Back to top button