Njëzet ton domate të falsifikuara si prodhime të Maqedonisë janë shkatërruar në Rusi

­ Autoritetet ruse në Kalingrad kanë shkatërruar pothuajse 20 ton domate me prejardhje nga Republika Çeke, të cilat janë emëruar me certifikatë të Maqedonisë, lajmëruan mediat çeke.

Ashtu siç lajmëroi korrenspondenti i MIA­s nga Praga, shkatërrimi i prodhimeve është kryer pasi që organet e Maqedonisë janë distancuar nga malli i cili pastaj është hedhur si import jolegal.

Republika e Çekisë për dallim nga Maqedonia gjendet në listën e vendeve të përfshira me embargon ruse për prodhime ushqimore, të deklaruar si kundërmasë për sjelljen e sanksioneve nga BE dhe SHBA ndaj Federatës Ruse për shkak të ngjarjeve në Ukrainë.

Lajme të ngjashme

Back to top button