Shipkovica po i rikthehet normalitetit

Katastrofa që kaploi f.Shipkovicë ditë mëparë, nga ku humbën jetën edhe disa viktima, si duket po I këthehet normalitetit. Situata tani më atje është në normalitet, rrugët janë zhbllokuar, kanalizimi fekal që kundërmonte erë dhe kishte rrezik për përhapjen e epidëmisë i është dhënë zgjidhje ditën e dytë të punimeve menjëhere. Komisioni për dëmshpërblim pritet të bëj punën deri në fund në terren dhe deri tani ritmi I punës rjedh sipas planit dinamik.

11887907_1062632493777636_8729763880229561847_n

Kordinatori i shtabit emergjent nga Komuna e Tetovës thotë :

“Dita e sotme shkon në bazë të dinamikës së parashikuar. Punohet me intensitetin e duhur, sot punojmë me gërmadhat që i kemi nga xhamia e lartë, ndërsa gjithashtu punohet edhe në disa rrugë sekondare të cilat janë të rëndësishme për fshatin. Nëse mbetemi me këtë dinamikë dhe intensitet, ne për dy apo tre ditë do të mbarojmë punë. Ka pasur një ngecje dje për shkak të natyrave teknike, një kompani që ka punuar vullnetar që nga dita e parë është tërhequr, ndërsa një kompani tjetër për shkaqe personale dje ska punuar. Sot jemi kthyer intensitetit të duhur dhe presim që në një afat shumë të arsyeshëm të mbarojmë punën në fshatin Shipkovicë”, u shpreh Gëzim Zendeli, koordinator i Komunës së Tetovës për fshatin Shipkovicë.

11891202_1062632383777647_5256492707554178751_n

Ditët në vazhdim në f.Shipkovicë inteziteti i punës do të vazhdoj edhe më shumë, nga ku pritet normalizimi i tërësishëm i këtij vendbanimi.

11898583_1062632300444322_4591979379657268194_n

Lajme të ngjashme

Back to top button