Një grua humbi jetën nga goditja e autobusit në magjistralen Ohër-Strugë

Një grua humbi jetën në një aksident që mbrëmë ndodhi në rrugën magjistrale Ohër-Strugë, në fshatin Misleshevë.

Zëdhënësi i SPB­së Ohër Stefan Dimoski e konfirmoi fatkeqësinë, e cila sipas tij, ka ndodhur rreth orës 21 kur një autobus, tani për tani për arsye të panjohura e ka goditur gruan e cila ka qenë duke ecur në rrugë.

Nga goditja gruaja, identiteti i të cilës nuk është kumtuar, ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi i Ndihmës së shpejtë të Strugës vetëm e ka konstatuar vdekjen.

Kontroll kanë bërë prokurori dhe nëpunësit policorë nga Stacioni policor­Strugë , ndërsa hetimi duhet të konfirmojë se nën çfarë rrethana ka ndodhur fatkeqësia. Më shumë detaje policia do të njoftojë gjatë ditës.

Lajme të ngjashme

Back to top button