Ja pse ndalohet publikimi i ushqimit në “Instagram” në Gjermani

Për të gjithë ata që kanë planifikuar të shkojnë në Gjermani për festën e birrës, duhet të dinë se është e ndaluar publikimi i ushqimeve në rrjetet sociale.

Kështu, “Oktoberfest” nuk është shumë larg, dhe ju do të bëni fotografi të ndryshme me rastin e festës së birrës, ku do të fotografoni edhe ushqimin. Por kujdes, mos publikoni foto të ushqimeve pasi është i ndaluar me ligj.

Gjykata Federale e Drejtësisë, vendosi në vitin 2013 që ushqimi është pronë artistike e krijuesit të saj. Më pak fjalë, për ta shpërndarë pjatën tuaj me ushqim në internet, ju duhet t’i merrni leje shefit të kuzhinës.

Deri më tani nuk ka raste, ku shefi i kuzhinës ka paditur një tjetër se i ka publikuar ushqimin në internet pa marrë miratimin e tij, ju, për të qenë të sigurt, bëni mirë të pyesni në restorant.

Kohët e fundit, është në trend publikimi i ushqimit në rrjetet sociale. Për shembull në “Instagram” ekziston një #foodporn nën të cilin hashtag postohen qindra pjate me ushqime nga mbarë bota.

Lajme të ngjashme

Back to top button