Pendohet në burg Orialda Kajtazi, u kërkon falje prindërve

Janë dashur vetëm pak orë në qeli, që Orialda Kajtazi të kuptojë marrëzinë që ka bërë dhe të kërkojë falje. Vetëm 5 orë pasi ka përfunduar seanca gjyqësore, ajo ka kërkuar të flasë me familjarët e saj. Gjykata e Durrësit vendosi të hënën arrest në burg për 18-vjeçaren Orialda Kajtazi. Në sallën e gjyqit, ajo deklaroi se ilaçet e gjumit në ushqimin e prindërve dhe motrës i hodhën “jo për t’i vrarë, po për t’i qetësuar për shkak të keqtrajtimit fizik e psikologjik që familjarët ushtronin gjatë 6 muajve të fundit”, ndaj saj. Sipas Orialdës, plani për ikjen është organizuar shpejt natën e 15 korrikut, pas ardhjes së një inspektori policie në shtëpi, i cili është interesuar për rrethanat e helmimit të prindërve dhe motrës së madhe.

Orialda theksoi se në Vlorë nuk kanë bërë një jetë të shfrenuar, po një jetë normale, ndërsa e justifikoi mungesën e denoncimit ndaj dhunës së ushtruar nga prindërit e motra e madhe, me mungesën e besimit se policia do t’i merrte seriozisht. Në sallën e gjyqit ajo dhe motra e saj nuk shprehën asnjë shenjë pendimi. Përfaqësuesja e organit të akuzës Teuta Rrudha, duke vlerësuar personalitetin dhe rrezikshmërinë e Orialda Kajtazit deklaroi se “ar- resti në burg” është masa më e përshtatshme për të. Mirëpo rrezikshmëria e saj u zbeh menjëherë sapo mbërriti në ambientet e burgut të grave në Tiranë “Ali Demi”. Ajo ka kërkuar që të telefonojë familjarët. Pasi ka gjetur një kartë telefonike, ka telefonuar familjes. Sipas të atit Hiqmet Kajtazi, në telefon ka dalë një tjetër femër, e cila është prezantuar si shoqja e vajzës së tij.

“Rreth orës tetë të ditës së hënë na telefonoi një numër, që më pas rezultoi se ishte numri i burgut. Doli një vajzë dhe na pyeti, a dëshironim të flisnim me Olën (Orialdën). Pas aprovimit tonë, telefonin e mori Ola. Fjala e parë që më tha ishte: “A do të më falësh o babi?” dhe gjatë gjithë kohës qante. Unë i thashë: “Të kam falur që kur të kam lindur moj vajzë”. Pastaj na tregoi se sapo kishte mbërritur në burg e kishte kuptuar se çfarë i kishte bërë familjes së saj. Në telefon dukej shumë e tronditur. Por, unë u përpoqa ta qetësoja dhe i thashë ajo që u bë, u bë tani të përpiqemi së bashku që ta kalojmë. Pas kësaj telefonate na ka marrë edhe dy-tri herë dje dhe ka folur me të ëmën më shumë”, tha ai.

Ai tregon se gjatë telefonatës me vajzën, ajo u ka thënë se është penduar edhe për fjalët që ka thënë për të afërmit e saj në “ “Vajzave të mia nuk u ka munguar asgjë dhe të gjitha këto sjellje kanë ardhur vetëm prej përkëdhelisë së tepërt. Edhe me psikologet që kam biseduar më kanë thënë se vajzat e mia kanë qenë të tronditura. Ato e bënë atë veprim nga papjekuria dhe më pas e kanë pasur të vështirë të kthehen pas”, tha ai. Ndërkohë që motra e madhe ka ndryshuar qëndrim ndaj familjes, 14-vjeçarja Klevisa Kajtazi vijon të refuzojë familjen e saj, duke i qëndruar variantit se dhunohet nga prindërit. “Ajo vepron kështu si e ka mësuar Orialda se pas gjyqit, ato nuk kanë komunikuar me njëra-tjetrën. Olën e kam goditur kur prishi fejesën, por Klevisën asnjëherë. Atë e puthja 100 herë në ditë se ishte shumë e dashur. Të gjithë e përkëdhelnim si më të voglën e shtëpisë”, ka thënë ai.

Shkuma-Party në arrati

Në sallën e gjyqit por edhe në videot e bëra publike në ” motrat Kajtazi kanë thënë se gjatë qëndrimit në Vlorë kanë bërë një jetë të thjeshtë dhe kanë qëndruar më shumë të mbyllura në shtëpi. Mirëpo në rrjetin social “Facebook” po qarkullon një foto e cila në fokus ka Klevisa Kajtazin në një Shkuma- Party, në një prej lokaleve më të frekuentuar në Vlorë. Ajo shfaqet me llok-un e ndryshuar me flokë biondë, me bikini rozë dhe me një shishe uji në dorë

Lajme të ngjashme

Back to top button