Bilanci i luftës në Siri: Mbi 180 mijë civilë kanë humbur jetën

Në luftën e brendshme në Siri e cila ka hyrë në vitin e pestë deri tani kanë humbur jetën 216 mijë e 70 persona, ku 180 mijë e 455 janë civilë, raporton Anadolu Agency (AA).

Organizata e të Drejtave të Njeriut për Sirinë (SNHR) në një deklaratë me shkrim ka theksuar se që nga fillimi i luftës së brendshme në Siri nga marsi 2011 e deri tani kanë humbur jetën 215 mijë e 834 persona. ku sipas saj 180 mijë  e 455 janë civilë.

Në deklaratë theksohet se forcat e regjimit kanë vrarë 207 mijë e 384 persona ,duke përfshirë opozitarët dhe civilët.

Në deklaratën ku theksohet se nga këto178 mijë e 491 janë civilë ku 18 mijë e 437 janë fëmijë, 18 mijë e 627 janë gra, vihet në dukje gjithashtu se 11 mijë e 491 persona kanë humbur jetën nëpër burgje si pasojë e torturave.

Ndërsa theksohet se forcat e regjimit kanë vrarë 28 mijë e 893 nga forcat opozitare.

Sipas deklaratës mësohet se 2 milionë e 900 mijë vendbanime si spitale, xhami, kisha janë dëmtuar si pasojë e sulmeve ajrore dhe tokësore të forcave të regjimit, si dhe 920 mijë vendbanime janë shembur si pasojë e bombardimeve të regjimit dhe kanë dalë jashtë përdorimit.

Në sulmet e regjimit janë sulmuar 2 mijë e 91 xhami, 41 kisha dhe 327 spitale si dhe qindra të tjera kanë dalë jashtë përdorimit.

– Humbjet e dhëna nga PYD dhe të DAESH-

Në deklaratë gjithashtu është theksuar se në sulmet e PYD, krahu i armatosur i PKK-së në Siri dhe organizatës terroriste DAESH kanë humbur jetën 8 mijë e 450 persona.

Në sulmet e ndërmarra nga PYD kanë humbur jetën 273 civilë ku 36 prej tyre janë fëmijë dhe 11 janë gra.

Ndërsa në sulmet e DAESH në deklaratë theksohet se kanë humbur jetën 1 mijë e 458 civilë, ku 126 janë gra dhe 205 janë fëmijë, ndërsa theksohet se kanë humbur jetën edhe 3 mijë e 354 persona nga forcat opozitare.

Ndërsa në sulmet ajrore të ndërmarra nga forcat e koalicionit të udhëhequra nga SHBA kanë humbur jetën 233 civilë, ku 3 prej tyre janë gra dhe 71 të tjerë janë fëmijë si dhe kanë humbur jetën 3 persona nga forcat opozitare.

Lajme të ngjashme

Back to top button