Temperatura vdekjeprurëse në Egjipt, 106 të vdekur

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Egjiptin ka lënë të vdekur 106 persona që nga java e kaluar, raporton AP.

Ndërkaq, edhe tetë persona të tjerë kanë ndërruar jetë si pasojë e vapës vdekjeprurëse në qytetet egjiptiane, transmeton Indeksonline.

Lindja e Mesme është përfshirë nga temperaturat ekstreme që nga muaji korrik. Temperaturat në Egjipt janë zakonisht të larta, por këtë javë kanë prekur ekstremet, duke shkuar deri në 46 gradë celsius.

Në anën tjetër meteorologët nuk kanë dhënë shenja se temperaturat do të bien, duke paralajmëruar temperatura të larta edhe në ditët e ardhshme.

Sipas autoriteteve egjiptiane, në mesin e të vdekurve janë të përfshirë edhe tetë pacientë në një spital psikiatrik në veri të Kajros dhe tre të burgosur në një burg.

Lajme të ngjashme

Back to top button