I riu sirian edhe pas humbjes së këmbës nuk heq dorë nga futbolli

I riu sirian i cili edhe pse nga bombardimet e forcave besnike të Bashar al-Assadit në Homs, ka humbur gjysmën e këmbës së tij të djathtë, ai nuk heq dorë futbolli, raporton Anadolu Agency (AA).

25-vjeçari Abu Hamza nuk heq dorë nga ëndrra e tij, dhe kryesisht mbron gjatë ndeshjeve për amatorë të organizuara në zonën Vear në Homs të Sirisë.

Dëshira e tij ishte luaj si qendërsulmues, por për shkak të pengesës, është i detyruar që të pranojë rolin e portierit.

Pasi u plagos nga bombardimet, Abu Hamza qëndroi për një kohë të gjatë në shtëpi, duke mos dashur të dal jashtë ose të merret me diçka. Megjithatë, pas një kohë vendosi që t’i kthehet futbollit.

Ai thekson se humbja e këmbës për të nuk paraqet fundin e jetës. Vear në të cilin jetojnë rreth 70.000 banorë, tashmë dy vite ndodhet i bllokuar nën forcat e regjimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button