10 këshillat për ata që dëshirojnë të vizitojnë Holandën

Hollanda eshte nje vend i vecante me gjithe karakteristikat e veta. Po cfare duhet te keni parasysh? Ja 10 keshillat tona…por ka dhe me teper.

1- Ne Hollande monedha eshte Euro por kujdes kur te merrni Euro me vete pasi zakonisht nuk pranojne prerje me te medha se 50.

2 – Koha eshte nje cmenduri e vertete. Ne pergjithesi eshte me ftohte se ne Shqiperi por edhe kur behet vape brenda pak minutash temperaturat mund te pergjysmohen dhe mund te filloje nje rrebesh shiu qe ste fal. Gjithmone mbani nje cader me vete

3- Marihuana eshte e lejuar por drogat e forta jo. Mos u habitni dhe mos e keni problem nese ju afrohen dhe ju ofrojne extaxy apo ndonje droge tjeter. Mund te vazhdoni rrugen duke qene te sigurte qe nuk do bezdiseni me nga shitesit e rruges. Per ato qe pijne hashashin kujdes dhe pyesni me pare shitesin per llojin e barit qe do blini. Ne Hollande ka disa rrjete coffeshopes si psh Bulldog

4- Bicikletat. Nje nder gjerat me te rendesishme eshte: Mos ecni asnjehere ne rrugen e bicikletave. Ne Hollande nuk ka shume trafik dhe ka me shume mundesi te perplaseni me ndonje biciklete sesa me ndonje makine. Perdoruesit e bicikletave sic i quajne jane “manjake” per rrugen e tyre duke shprehur hapur bezdisjen nese ecni ne rrugen kryesisht me pllaka te kuqe. Nese do vizitoni qytetin me mire merrni nje biciklete me qera tek Yellow Bike apo Mac Bike. Per te marre me qera nje biciklete duhet e kushtoje rreth 15 euro dita ndersa per te blere nje biciklete te perdorur eshte rreth 60-90 euro ne dyqan. Por ka raste kur ne sheshin DAM te ofrojne bicikleta te vjedhura per 20 apo 30 Euro maksimumi.

5- Ne Hollande nje pjese e madhe e lokaleve qe do shihni do ju ngjajne te vjetra pasi jane me karriga druri apo tavolina te tille si ato te dekadave me pare ne Shqiperi. Edhe Hollandezet si Anglezet kane parasysh shprehjen “nese nuk eshte e prishur mos e rregullo. Keshtu qe mos u habitni nese shihni mure te palyera, tavolina te gervishura apo tela te dale jashte.

6- Ju keshillojme te mos e shikoni se si i lajne gotat Hollandezet. I kalojne vetem pak sekonda ne uje dhe kaq. Keshtu qe shikoni lugen e kafes para se ta lepini se mos shihni buzekuq akoma te mbetur nga buzet e meparshme.

7- Hollandezet jane njerez qe pothuajse te gjithe dine anglisht dhe jane shume te predispozuar tju ndihmojne apo te bisedojne me ju. Keshtu qe mos hezitoni te pyesni apo te filloni i pari apo e para biseden me to.

8- Duket sikur me shume kujdesen per pastertine e oborrit sesa per ate se ku ulen. Shpesh i sheh qe ulen buze rruges me nje pije ne dore apo lene xhaketat e cantat ne toke.

9- Veshtire te gjeni vajza apo cuna te bukur me origjine hollandeze, nese jane te tille ka dicka qe nuk shkon. Zakonisht jane te gjate dhe pak te zverdhur.

10 – Mos negocioni per cmimet pasi ato jane fikse. Akoma ka prej atyre qe kerkojne nje cmim me te lire ne nje butik apo dyqan. Eshte ndryshe nese blini dicka ne nje treg te hapur apo ndenje individi.

Lajme të ngjashme

Back to top button