Berisha-Ramiz Alisë: Po, unë jam Kosovar. Stalini armik i kombit shqiptar

Ja debati i pacensuruar Berisha-Alia në 1990

Berisha-Ramiz Alisë: Po, unë jam Kosovar. Stalini armik i kombit shqiptar

Sali Berisha: Më fal shoku Ramiz. Para së gjithash unë mendoj se informacioni duhet të jetë i vërtetë. Ja unë po jap një shembull: U dha komunikata për ngjarjet e 2 korrikut dhe u tha se ishte plagosje e lehtë.

Ramiz Alia: Si?

Sali Berisha: U tha pati plagosje të lehtë.

Ramiz Alia: Po!

Sali Berisha: Gjejmë se 16 vjeçari ishte duke vdekur në spitalin Nr.2 dhe që siç dihet vdiq! I bënte roje, nja dy ditë resht tek shtrati në spital, ambasada gjermane. Tashti thuhej se pati një plagosje të lehtë.

Që këtu këto fakte. Mirëpo është një spital i tërë aty, janë nja 6 mijë vetë që e dinë si vdiq.

Ramiz Alia: Po mirë, më fal, më fal. Dale ti. Prit. Kusht ishte ai që u plagos rëndë?

Sali Berisha: Një nga të rinjtë që po hynin në ambasadë, unë nuk di më shumë.

Ramiz Alia: Kur u plagos, kur?

Sali Berisha: Nuk e di.

Ramiz Alia: Jo. Por ai se di? Epo kur s’e di, si po na e thua ti? Ti po na dizinformon ne tani.

Sali Berisha: Pse?

Ramiz Alia: Po ja se s’po na thua. Na e thuaj.

Ti thua…..jo, jo, Sali, se s’po të bëj ashtu unë…..por ti ngrihesh me një tezë të drejtë që informacioni duhet të jetë i drejtë” kështu? Bukur atëherë bëje dhe ti të drejtë.  Ti më thua se ky djali ishte kështu, dakord jam me ty. E para e punës , ai djali nuk erdhi atë ditë në spital, se e di këtë çështje mirë. Ai djali u plagos kur hyri në makinë me vrull. Hodhi… d.m.th çau murin e ambasadës një makinë dhe një polic, Dilaver Bregasi, i qëlloi. Bukur ,qartë. Por ai djali ka ndenjur tre ditë në ambasadën Gjermane dhe pas tre ditësh ka ardhur në spital. Po them se kështu është historia. Kur u dha komunikata, ai djali  ishte brenda ambasadës. Nëse duam të themi atë që ishte.

Sali Berisha: Jo dakord, dakort duhet të jenë.

Ramiz Alia: Jam dakort në parim me ty, ne duhet t’i bëjmë të sakta dhe në qoftë se duam saktësi, t’i themi saktë gjërat.

Sali Berisha: Unë jam në spitalin Nr.1, shoku Ramiz, por Veliu që punon aty në spitalin Nr.2, thotë që djali ka ardhur menjëherë.

Ramiz Alia: Kur menjëherë, djali ka ardhur në dt 4 korrik. Ngjarja ka ndodhur në dt 2 korrik. Ai djali ka hyrë në ambasadën gjermane në atë kohë, në 2 korrik.

Sali Berisha: Shoku Ramiz. Dy informacione janë: i joni që duhet të jetë kompetitiv me informacionin e armikut. Në qoftë se s’japim informacionet duke filluar që nga vetë Komiteti Qëndror, po i japin radiot e huaja.

Ramiz Alia: Jo s’është e vërtetë. Në qoftë se ti beson atë që po thonë radiot e huaja, është puna joter. Kjo nuk është e vërtetë.

Sali Berisha: Po, edhe ndofta, deformojnë informacionin.

Ramiz Alia: Po, nuk është e vërtetë.

Sali Berisha: Jo më fal shoku Ramiz, ata jo se po japin infomacion të pavërtetë, prandaj shtrova tezën për vërtetësinë e informacionit. Se këtu në këtë kompeticion, fiton informacioni i saktë dhe i vërtetë. Prandaj edhe ne duhet të jemi vigjilentë.

Ramiz Alia: Dale dale, e para nuk është goditur fjala kompeticion, nuk bëmë ndonjë garë për informacionin. E dyta për sa i përket Komitetit Qendror, Komiteti Qëndror i Partisë u mblodh më datë.X dhe në darkë jo të nesërmen, por në darkë u dha njoftimi, edhe u dha fjalimi që mbajta unë në Pleniumin e Komitetit Qëndror për Arsimin. Të nesërmen, u diskutuan probleme të tjera dhe u dha materiali për pleniumin. Prandaj, nuk pati asnjë kompeticion dhe nuk pati vonesë, por për çfarë e kishe fjalën?

Sali Berisha: Unë e kisha fjalën për informacionin shoku Ramiz. Po jap një shembull tjetër. Për ngjarjet e Kavajës. Asnjë fjalë nuk është thënë për të. Ne nuk dimë asgjë, vetëm çfarë kemi marrë vesh rrugëve, unë e konceptoj që ne duhet të informohemi.

Ramiz Alia: E drejtë është.

Sali Berisha: As për ngjarjet e Shkodrës. Përsëri, e konceptoj që duhet të informohemi.

Ramiz Alia: Në Shkodër nuk ka ndodhur gjë, me përjashtim të atyre të janarit. Në qoftë se do të dish ti…..

Sali Berisha: Po për janarin e kam fjalën, për janarin

Ramiz Alia: Ah, për janarin! Po për janarin nuk ka ndohur asgjë, por për Kavajën po, s’është thënë asgjë, është e drejtë.

Sali Berisha: Unë dua të them nja dy tre gjëra shkurt shoku Ramiz. Do të doja që shokëve të organeve të Punëve të Brendëshme t’u dërgoja vetëm një mesazh, për rrahjet e paligjshme dhe që të themi të drejtën, kanë qenë të shumta. Unë çdo ditë, tek shkoja në spital, shihja njerëz tek stacioni i trenit tek merrja autobuzin, çdo ditë policia do mbante njerëz, i kapte, i keqtrajtonte, ndonjë burrë edhe më të veshur se unë. Po unë kaq dua të them, se çdo rrahje e paligjshme është rrahje për ne të gjithë. Ata janë pjesë e njeriut, çdo shqiptar, çdo pjesë e territorit, është pjesë e ndërgjegjes shoqërore, e sejcilit prej nesh.

Në qoftë se ata i rrahin në këtë mënyrë njerëzit, është njëlloj sikur na kanë rrahur ne, në këtë mënyrë e përjetojmë, në këtë mënyrë e suportojmë.

Dhe unë ju them që ndihemi edhe të fyer e të ofenduar që, në këtë mënyrë kaq të pashpirt, kanë thyer urdhërat dhe ligjet. Për mendimin tim, për të çuar se, …. Ju e keni hap shumë drejt që problem është poshtë kësaj, është e vërtetë edhe në bazë. Por, ama, t’i prijmë mekanizmit është ngjallja e mosbesimit për këtë ç’ka bën partia. Partia ka bërë shumë, edhe po të marrësh masat të cilat janë marrë nga janari deri tashti, unë kam patur bindjen time personale që janë shumë pas psikologjisë së përgjithshme shoqërore të Shqipërisë. Ama i rrahën ata djemtë që u futën në Drejtorinë e Policisë për të marrë pasaportën? I rrahën!

Për mendimin tim, ata, oficerët, duhet të dënoheshin se, në qoftë se dy punëtore rrihnin dy oficerët sigurimi që shkojnë për detyrë në një ndërmarrje, ata dy punëtorët humbasin vendet e punës dhe futeshin brenda për rrrahje.

Pra, unë them që të ngrihet një komision hetimor publik. Duhet të ngrihet ky komision se, ky problem ka shqetësuar shumë, për t’u dhënë një përgjigje të merituar atyre që u kanë tejkaluar kompetencat dhe, që kanë thyer urdhërat, ligjet, ma thotë mendja që është në dinjitetin e shoqërisë sonë dhe të forcës së saj, nuk është asnjë gjë.

E dyta, kishte një problem lidhur, shokët folën edhe për problemin e informacionit. E mira është që ne të informojmë dhe detyrimisht të informohemi nga partia për atë çfarë ka ndodhur dhe të japim mendimet tona më të mira, si ti kemi, por edhe të themi fjalën tonë.

Së fundmi, kam edhe një problem për vetë partinë. Tani, partia, ka bërë gjithë këto ndryshime gjatë këtyre muajve, mendoj është marksiste, duke ndryshuar realiteti ndryshon veten e tij njeriu, edhe partia duhet të ndryshojë vehten në disa aspekte, në disa gjëra. Po marr përshembull mendimin, unë e konsideroj të domosdoshme pluralizmin e mendimit.

Ramiz Alia: Pluralizmin e mendimit, apo pluralizmin partiak?

Sali berisha: Jo, pluralizmin partiak nuk mund të them se është.

Ramiz Alia: Do të thosha një çikë shumë kështu, thashë sikur të hapim edhe disa probleme të tilla.

Sali Berisha: Ndofta edhe ligji që sanksionon duhet hequr.

Ramiz Alia: Cilin?

Sali Berisha: Ligji që e shpall partinë udhëheqëse, në kushtetutën e kam fjalën.

Ramiz Alia: E mora vesh unë ku e ke fjalën.

Ramiz Alia: Po the që t’i mohohet roli i udhëheqjes, të kuptohemi, asgjë nuk e vendosim ne këtu, por ajo presupozon të keshë parti të tjera, domethënë ti me këtë tezë?

Sali Berisha: Më fal, por unë nuk e kuptoj kështu.

Ramiz Alia: Ore po ti je edhe malësor ore dorëzi, bjeri mor copë dhe ti tani.

Sali berisha: Unë në radhë të parë, i përmbahem një shprehjeje: “never say never”, “ kurrë mos thuaj kurrë”, sepse ‘kurrë”, është tjetër kund. Por, për stadin aktual jam i bindur se ky popull nuk është përgatitur, edhe sikur t’ja japësh.

Ramiz Alia: Jo, po shikoje edhe ti çështjen e përgatitjes. Ore ti je edhe mjek kirurg, kur fut thikën, ti e di çdo të gjesh, sido qoftë, nëse pranon një tezë duhet t’i shkosh deri në fund.

Sali Berisha: Por, jam që roli udhëheqës i partisë të mos jetë në kushtetutë. Unë jam i prerë që mos të jetë i sanksionuar në kushtetutë. Pse, çfarë force qënka kjo? Partia duhet të tregojë veten e vet, me gjithë veprimtarinë e saj e të zërë vendin që meriton dhe jo atë që i jep ligji.

Ramiz Alia: Se më shkruajnë kosovarë se, unë dhe ti, Sali, jemi pak kosovarë.

Sali Berisha: Po, unë jam Kosovar.

Ramiz Alia: Më shkruajnë pse mbani bustin e Stalinit në Tiranë?

Sali Berisha: Shumë drejt e kanë, Stalini vërtetë është një armik i kombit shqiptar. Milovan Gjilas, në librin e tij “Bisedime me Stalinin”, shkruan se ai e pyet: “Tito pse nuk e gllabëron Shqipërinë?”

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. PO THUA ORE DEQI TA MARR THUAJ DHE FJALET E RAMIZIT QE I THA BERISHAS PO TI JE DHE MALESOR O DERZI…………….. 😛

Back to top button