Qeveria greke aprovon shitjen e 14 aeroporteve ndaj menaxhuesit gjerman

Qeveria greke ka aprovuar shitjen e 14 aeroporteve rajonalë ndaj menaxhuesit gjerman Fraport për 1.23 miliardë euro.

Kjo është bërë e ditur nga mediat greke që kanë publikuar një dokument të firmosur nga zëvendëskryeministri Yanis Dragasakis, ministri i financave Euklid Tsakalotos, ai Ekonomisë Jorgo Stathakis dhe ai i Energjisë Panos Skurletis.

Sipas deklaratës së Fraport e cila menaxhon edhe aeroportin e Frankfurtit theksohet se vendimi i shitjes do të jetë pikë themelore në bisedimet që janë në vazhdim me Greqinë. Ndërkohë, bëhet e ditur se shitja në fjalë është një kusht i paketës së tretë të shpëtimit e përcaktuar me 86 miliardë euro për Greqinë.

Fraport e cila kishte hyrë në tender me partnerin grek Copelouzos në vitin 2014, kishte marrë mennaxhinim e aeroporteve deri në vitin 2055. Tashmë pritet që transferimi i menaxhimit të aeroporteve këtë vit të nisë pa vonesë.

Lajme të ngjashme

Back to top button