Talenti Korenica nëshkruan me Shkëndijën

Mesfushori kosovar Meriton Korenica është futbollist i ri i Shkëndijës. 18-të vjeçari përfundimisht ka firmosur me ‘kuqezinjtë’, pas përshtypjeve pozitive që la gjatë periudhës së testimeve në formacionin e Shpëtim Duros. Vjen nga rradhët e Rahovecit me të cilët ka luajtur në kategorinë e dytë të futbollit kosovar, i cili nuk ka fshehur kënaqësinë që është pjesë e Shkëndijës.

“Jam shumë i kënaqur sepse kjo është kontrata ime e parë profesionale që kam nënshkruar me një klub. Shpresoj të kem sukses si në aspektin personal, ashtu edhe me klubin tim të ri”, deklaroi Meriton Korenica pas firmosjes së kontratës me Shkëndijën.

Jerbiç largohet nga Shkëndija

Shkëndija ndahet me mbrojtësin kroat Jure Jerbiç. Qëndrimi i 25 vjeçarit në Tetovë ka zgjatur pak më shumë se një muaj. I ardhur nga Zadari si përforcim i madh për repartin defanziv, Jure Jerbiç ka hasur në probleme adaptimi dhe si pasojë ka kërkuar largimin. Drejtuesit e klubit edhe pse e kishin llogaritur si pjesë të rëndësishme të skuadrës, nuk i kanë shkaktuar probleme dhe i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së tij për tu kthyer në vendlindje.

Lajme të ngjashme

Back to top button