Bergomi: Interi bëri mirë që e shiti Kovaçiçin

Legjenda italiane, Giuseppe Bergomi beson se ish skuadra e tij Inter ka bërë mirë që ka shitur mesfushorin kroat, Mateo Kovaçiç.

Kovacic shumë shpejtë do të zyrtarizohet si lojtar i Real Madridit, i cili do të transferohet për 35 milionë euro.

“Është një marrëveshje e rëndësishme për Interin nga këndvështrimi financiar. Jemi duke folur për një shumë të konsiderueshme. Shitja e tij mendoj se ishte vendim i drejtë. Kovaçiç nuk ka arritur të shfaq formën e tij më të mirë në Inter”, tha Bergomi për “FcInterNews”.

Lajme të ngjashme

Back to top button