Mister edhe pas dy dekadave

Shatë shqiptarë, katër maqedonas, një vajzë e përkatësisë etnike boshnjake, një djalë i etnisë rome dhe një shtetas grek, janë 14 personat të cilët tash e sa vite konsiderohen si të zhdukur. Emrat e tyre qëndrojnë për një kohë të gjatë në ueb faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, e cila i ka shpallur këto persona të zhdukur, duke vazhduar kërkimin e tyre vite me radhë.

Në këtë listë mbeten emrat e disa fëmijëve që trajtohen të zhdukur, të cilët para shumë vitesh u zhdukën në rrethana misterioze. Megjithëse vetë Ministria e Brendshme ka vendosur të publikojë në ueb faqen e saj vetëm 14 emrat e të zhdukurve, sipas të dhënave zyrtare, kjo listë është shumë më e gjatë dhe përbëhet nga emrat e rreth 170 personave,  fati i të cilëve mbetet mister vite me radhë, njofton “Koha”.

Në bisedë e sipër me të afërmit e disa nga të zhdukurve mund të konstatohet se ato pas shumë vitesh nuk duan të pranojnë humbjen, por me kalimin e viteve shpresat për gjetjen e të afërmve të tyre janë zbehur, duke bërë që ato pajtohen me realitetin. Sa do që të kenë dashur të refuzojnë realitetin e hidhur, koha ka bërë të veten.

Sipas të dhënave zyrtare, një pjesë e personave që konsiderohen të zhdukur janë të viteve të fundit, por midis tyre mund të gjenden edhe persona që janë zhdukur mbi dy dekada më parë. Në ueb faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme mund të gjenden emrat e Renat Xheladinit, Mirsada Heldoviq, Mitat Ibraimi, Dane Memedi, Vele Dojçinovski, Xhelal Veseli, Xhelil Osmani, Trajanos Papadimitriu, Velimir Damjanovski, Fikri Ismail, Sali Saliu, Abdylbari Ziberi, Beti Grnçaroska dhe Velko Stojanovski. I zhdukuri i fundit midis tyre është Renat Xheladini.

Lajme të ngjashme

Back to top button