Merkel e noton Gruevskin me “dysh”

Ministria gjermane e punëve të jashtme  e ka ulur notën e marrëdhënieve dypalëshe me Maqedoninë në “të mjaftueshme”, e cila sipas diplomatëve është porosi e keqe dhe një shprehje e indiferencës ndaj vendit tonë, shkruan Deutsche Welle.

Është interesante se në të njëjtën kohë ambasada Gjermane në Shkup i noton marrëdhëniet dypalëshe mes dy shteteve “me cilësi veçanërisht të mirë”, e cila zëdhënësit besojnë se është ndonjë gabim.

Në ndërkohë gazeta Deutsche Welle ka marrë njoftim se “gabimi” shpejt do të përmirësohet dhe deri më datën 13 gusht do të korrigjohet konfuzioni dhe do të njëjtësohet nota e marrëdhënieve dypalëshe nga të dy anët. Ambasada në Shkup do ta ndryshon notën në “të mjaftueshme”.

Lajme të ngjashme

Back to top button