Zvicra kërkon punëtorë të kualifikuar

Në Zvicër, 41 për qind e bizneseve janë të prekura nga mungesa e punëtorëve të kualifikuar. Bëhet fjalë për nivelin më të lartë në tetë vjetët e fundit. Përqindja ishte më e lartë në fundin e vitit 2011. Krahasuar me vitin e kaluar, statistikat flasin për një rritje prej 8 për qind.

Gjysma e firmave janë të prekura nga mungesa e punëtorëve të kualifikuar. 45 për qind nuk kanë pranuar aplikacione të tilla të punëtorëve, tregon një studim i Zyrës për ndërmjetësim pune “Manpower”, transmeton albinfo.ch.

Në mesin e të punësuarve më të kërkuar në Zvicër figurojnë menaxherët e biznesit, përfaqësuesit e shitjes, kontabilistët dhe stafi administrativ, thuhet në studim. Në renditje vijnë edhe inxhinierët.

Mungesa nxit kompanitë për deficit në përmbushjen e rendit në më pak konkurrencë dhe më pak produktivitet.

Autorët e studimit gjithashtu një pjesë të fajit ua hedhin vetë kompanive. Pavarësisht mungesës globale të punëtorëve të kualifikuar, shumica e kompanive nuk aplikojnë ndonjë strategji specifike të rekrutimit për të plotësuar mungesën e punëtorëve të kualifikuar.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Prsh jam Besmiri nga kosova si mund te bej aplikimin per pune ne zvicer .
    Ju lutemi me informoni…

Back to top button