Pamje ekskluzive nga lufta e Kosovës

Pamje ekskluzive e vrasjes së dy snajperistëve serbë nga trupat e NATO-s (Video)

Në vazhdën e videove të publikuara nga koha e luftës në Kosovë, po u sjellim edhe një video tjetër nga AP, kësaj radhe ajo e vrasjes së dy snajperëve serbë.

Ngjarja ka ndodhur në Prizren, në qershor të vitit 1999, shkruan Lajmi.net.

Së pari, snajperët serbë kishin hapur zjarr tek trupat paqëruejtëse gjermane të KFOR-it.

Gjermanët e kanë kthyer zjarrin, duke i vrarë 2 persona.

Përderisa atyre u është zënë pritë, ata kanë sulmuar një veturë, ku kanë lënë të vdekur shoferin, kurse tjetri ishte i plagosur keq, duke lëshuar bërtima të forta pak para vdekjes së tij.

Për më shumë, ndiqni videon më poshtë.

Ja çfarë thoshte Vuçiq për NATO-n në vitin 1999, kur ishte ministër i Milosheviq-it (VIDEO)

Kryeministri aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë luftës së fundit në Kosovë, disa ditë para se të fillonin bisedimet mes delegacioneve kosovare dhe qeverisë serbe në Francë, kishte thënë se Serbia  nuk pranon me asnjë çmimi trupa të huaja në territorin serb dhe do të cilësohet armik kushdo që tenton diçka të tillë, njofton Klan Kosova.

Në një video të publikuar nga agjencia e lajmeve Associated Press, mund të dëgjohet deklarimi për gazetar i Vuçiq,  që në atë kohë ishte ministër i Informacionit në qeverinë e Slobodan Milosheviq.

“Serbia nuk do të pranojë me asnjë çmim, me asnjë kusht,  pavarësisht nga të gjitha presionet nga jashtë, ultimatume e shantazhet, trupa të huaj të armatosur, përfshirë këtu edhe trupat e NATO-s, ose çfarëdo ushtarësh të huaj në territorin e vendit tonë”.

“Ata do të konsiderohen agresorë dhe do të trajtohen sipas rrethanave”, kishte deklaruar Aleksandër Vuçiq, kryeministri i sotëm i Serbisë.

Deklarimi i Vuçiq, në video mund të dëgjohet në fillim të minutës së dytë.

Shikojeni në dy video betejën frontale mes UÇK-së dhe paramilitarëve serbë (VIDEO)

Në dy video të ndara mund të shihni luftën frontale të UÇK-së me paramilitarët serbë.

Dy videot, e bëra nga Associated Press, jo domosdoshmërish kanë lidhje mes vete.

E para, në 3 minuta e 12 sekonda, tregon anën e paramilitarëve serbë, bashkë me frikën dhe sharjet që ata bëjnë deri sa luftojnë.

Në të dytën, shihen pozicionet e ushtarëve të UÇK-së, me cigare në gojë, derisa disa prej tyre mbesin të plagosur.

Momentet e ikjes së forcave serbe, e hyrjes së KFOR-it në Kosovë (VIDEO)

Në serinë e videove që AP-ja ka nisur të publikojë në kanalin e vet zyrtar në Youtube, po shfaqen pamje të papara deri më tani, ndonëse ato janë në kujtesën e të gjithë atyre që e përjetuan luftën e fundit në Kosovë.

Në videot e mëposhtme mund të shihni momentet e largimit të forcave serbe nga Kosova, dhe hyrjen e trupave paqeruajtëse të KFOR-it, nga Maqedonia dhe Shqipëria.

Apaçët e këmbësoria e intervenimit më të madh ushtarak deri atëherë i Aleancës Veriatlantike janë regjistruar nga reporterët e mediumit me nam.

Lajme të ngjashme

Back to top button