Zeqiri: Partitë politike nuk do të arrijnë të më frikësojnë

“Bashkëpunimi me funksionarët shqiptarë të pushtetit është korrekt”, thotë kryeredaktoi i Alsat-M, Muhamed Zeqiri. “Për fat të keq, këtë nuk mund ta them për funksionarët e pushtetit që janë anëtarë të VMRO-DPMNE-së. Ata zakonisht zgjedhin të më injorojnë”, shton ai.

Shkruan: Vllado Gjorçev

Kryeredaktori i televizionit Alsat-M, Muhamed Zeqiri, në një intervistë për Shërbimin për verifikimin e fakteve në media (SHVFM) nuk pajtohet me idenë e SHGM-që që kryeredaktorin e TVM-së ta emërojë Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike  (ASHAAM) dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM). Ai mendon se gazetarët duhet të zgjidhen nga radhët e veta.

Ai është krenar që janë pionierë, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon dhe më gjerë, me konceptin dygjuhësor, i cili me këtë rast nuk nënkupton redaksi të ndara, por një redaksi të përzier, e cila i përgatit përmbajtjet për programet informative në të dyja gjuhët.

Në Facebook reaguat për kërcënimet që i keni marrë nga njerëz të afërt me BDI-në. Thoni se në periudhën e fundit ato janë shpeshtuar. A ka kërcënime sporadike edhe nga partitë e tjera të bllokut politik shqiptar? Nga partitë politike maqedonase?

Zeqiri: Nuk reagova. Më pyetën kolegët dhe u përgjigja shkurt se i injoroj injorantët dhe se nuk ka kohë të humbi për ta dhe me ta. Përndryshe, reagimet e partive politike i konsideroj vetëm si përpjekje të tyre për të bërë presion mbi mua ose për të më frikësuar. As që kanë arritur, e as që do të arrijnë të më frikësojnë dhe të më luhasin që të vazhdoj me punën time.

Si reagoni ndaj kërcënimeve? Apo i injoroni?

Zeqiri: Shumicën e injoroj, e aty ku e shoh të nevojshme, reagoj me përgjigje, mirëpo kjo nuk ndodh shpesh.

Si është bashkëpunimi i televizionit Alsat-M me funksionarët e pushtetit? A merrni informata në çdo kohë apo ju injorojnë dhe janë të pakapshëm për ju?

Zeqiri: Bashkëpunimi me një pjesë prej tyre është korrekt dhe përgjigjen në kohë, para së gjithash mendoj për funksionarët shqiptarë të pushtetit. Për fat të keq, këtë nuk mund ta them për funksionarët e pushtetit që janë anëtarë të VMRO-DPMNE-së. Ata zakonisht zgjedhin të më injorojnë.

Në të ashtuquajturat “bomba” të cilat i publikoi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, u dëgjua se se VMRO-DPMNE-aj që është në pushtet ka porositur kontribute në disa televizione kombëtare. A ka pasur përpjekje nga BDI-ja që këtë ta bëjë edhe në Alsat-M?

Zeqiri: Përpjekje të tillë nuk ka pasur, e аs që do ta lejoja.

Shikueshmëria e televizionit vazhdimisht rritet. Rezultat i kujt është kjo? A ishte e vështirë të përfitohen shikuesit në anën tuaj dhe me çfarë obstruksionesh jeni ballafaquar?

Zeqiri: Kjo është rezultat i punës tonë të vazhdueshme dhe i zotimit që t’i hapim të gjitha temat që janë në interes të publikut dhe ato t’i paraqesim në mënyrë objektive. Si duket, shikuesit dijnë ta dallojnë këtë. Ndërsa, rritja e madhe e shikueshmërisë gjatë muajve të kaluar është rezulta i rritjes së numrit të shikuesve maqedonas, për shkak se te popullata shqiptare jemi lider absolut.

Televizioni funksionon edhe në gjuhën shqipe edhe në atë maqedonase. A është e ndërlikuar për t’u realizuar kjo?

Zeqiri: Asgjë nuk është e ndërlikuar nëse e bën me zemër. Jemi krenarë krenar që jemi pionierë, jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon dhe më gjerë, me konceptin dygjuhësor, i cili me këtë rast nuk nënkupton redaksi të ndara, por një redaksi të përzier, e cila i përgatit përmbajtjet për programet informative në të dyja gjuhët.

Si është bashkëpunimi juaj me SHGM-në? Pas ngjarjeve në Kumanovë, ju u distancuat nga SHGM-ja dhe e ngritë anëtarësinë tuaj atje. Ai ishte reagim pas statusit të kryetarit të Shoqatës, Naser Selmani, në Facebook, ku ai e kritikonze Zaevin se i ka manipuluar shqiptarët për protestën e madhe të 17 majit. A mbeteni edhe më tutje me atë qëndrim apo ka ndryshuar diçka prej atëherë?

Zeqiri: Asgjë nuk ka ndryshuar e as që do të ndryshojë derisa Naser Selmani të jetë në krye të SHGM-së.

Cili është qëndrimi juaj për TVM-në? A pajtoheni me idenë e SHGM-së që redaktorin ta vendosin Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike  (ASHAAM) dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM)? Çka mendoni se duhet të ndodhë me TVM-në?

Zeqiri: Nuk pajtohem me idenë e SHGM-së. Kryeredaktorin nuk duhet ta emërojë askush. Gazetarët duhet ta zgjedhin nga radhët e veta. TVM-ja dueht të depolitizohet. Politika duhet t’i largojë duart sa më larg nga TVM-ja, vetëm atëherë mund të shpresojmë se shërbimi publik do të bëhet shërbim i qytetarëve.

Cilat janë dallimet më të rëndësishme në mediet në gjuhën maqedonase dhe ato në gjuhën shqipe? A ka ndonjë ndarje të rreptë për dhe kundër pushtetit te mediet në gjuhën shqipe, siç është rasti me mediet në gjuhën maqedonase?

Zeqiri: Në mediet e shtypura kemi dy gazetar në gjuhën shqipe dhe ndarja e tyre është shumë e qartë. Njëra është proqeveritare, e tjetra ka qëndrim kritik ndaj pushtetit.

A ka medie në gjuhën shqipe, veçanërisht portale, të cilat rregullisht, prej viti në vit, marrin mjete të konsiderueshme nga pushteti, siç është rasti me mediet në gjuhën maqedonase? Cilat portale në gjuhën shqipe i konsideroni si më cilësore?

Zeqiri: Për fat të keq nuk mund ta veçoj asnjë. Shumica prej tyre punojnë sipas parimit copy/paste. Ndërsa te mediet e shtypura ka një gazetë e cila rregullisht merr mjete të konsiderueshme nga pushteti, e ajo është gazeta KOHА.

(Nga Shërbimi për verifikimin e fakteve në gjuhën maqedonase)

Lajme të ngjashme

Back to top button