Roma largon një tjetër lojtar

Mbrojtësi francez, Mapou Yanga-Mbiwa ka lënë Romën për të kaluar te skuadra franceze, Lyon.

Lajmi është konfirmuar nga të dy skuadrat, ndërsa lojtari tashmë është prezantuar në Lyon, ku tha se mezi pret të filloj të luaj për këtë skuadër.

“Unë mezi nuk kam pritur që të vijë te Lyon. Jam i kënaqur që do të jem pjesë e projektit të Lyon. Unë do të jap 100% për ta ndihmuar këtë skuadër”, u shpreh Yanga-Mbiwa pas nënshkrimit të kontratës.

Kujtojmë se Roma gjatë këtij viti e kishte transferuar Yanga-Mbiwa nga Newcastle, ndërsa pas vetëm 6 muajsh ka vendor ta largojë.

Lajme të ngjashme

Back to top button