LSDM: Konkursi për drejtor të ri të DAP-it nuk është rezultat i marrëveshjes politike

Vendi i drejtorit në Drejtorinë e të Ardhurave Publike është një çështje që lind nga marrëveshja politike dhe duhet të negociohet, reagon LSDM-ja për konkursin e fundit për drejtor të ri të DAP-it
“Opinioni ka dëgjuar provat e paraqitura nga projekti E vërteta për Maqedoninë, se DAP-i është një krah i zgjatur i Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE dhe që funksionon si një mekanizëm për të frikësuar, të ndëshkuar kundërshtarët. Për “prishjen e linjës në mes shtetit dhe partisë” dhe “frikësimi i votuesve”, vihet në duke edhe në raportin nga Priebe”, thonë nga LSDM-ja.
Më 10 gusht, qeveria bëri një thirrje publike për zgjedhjen e drejtorit të ri të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, e cila vlen deri nesër. Deri tani nuk ka informata se a bëhet fjalë për ndrrimin nga funksioni i drejtorit aktual Goran Trajkovski, apo ai përsëri do të paraqitet në konkurs

Lajme të ngjashme

Back to top button