Si të përmirësoni CV-në dhe të jeni më bindës në suksesin tuaj?

Hapat në vazhdim do t’iu ndihmojnë shumë që të keni një CV të përkryer:

  1. Radhitni sukseset tuaja

Mos i shkruani të gjitha gjërat që i keni bërë gjatë jetës tuaj, mirëpo mundohuni t’i paraqitni të gjitha arritjet tuaja. Fokusoheni në atë çfarë ju mund ta realizoni me aftësitë e juaja. P.sh. ju mund të menaxhoni një ekip të gjashtë që ka rrit të ardhurat e kompanisë për 57%.

  1. Perfeksionojeni

Pyetni menaxherin e burimeve njerëzore se çfarë kanë mërzi të shohin në CV. Emri i CV-s tuaj duhet të jetë (emri, mbiemri, CV). Kontrolloni shkrimin e CV-s tuaj pas çdo informate të shtuar. Përdorni folje dhe mbiemra që paraqesin pasionin tuaj për punën që aplikoni.

  1. Mos e zgjatni shumë

CV-të që janë më të gjata se një faqe, me disa përjashtime janë shumë të gjata. A e dini se sa gjatë e shikojnë CV-në tuaj? 20 deri ne 30 sekonda, mos më pak. Dhe kjo nuk është kohë e gjatë. Kjo nënkupton se ju duhet të koncentroheni dhe ta shkruani bukur që për aq pak sekonda lexuesi të kuptojë aftësitë dhe pasionin tuaj për punën e caktuar. CV-ja juaj ju paraqet juve. Duhet të jetë e përqendruar, e pastër dhe e drejtpërdrejtë shkruan sheknows.com.

  1. Dorëzojeni CV tuaj aty ku duhet

Tani që CV-ja juaj është totalisht e përgatitur, është e juaja  të gjeni mënyrën e duhur për ta dorëzuar tek personi kompetent. Nëse nuk mund ta dorëzoni CV-në tuaj përmes Website-it të punëdhënësit, përdorni LinkedIn, ose nëse mund të krijoni lidhje të drejtpërdrejta me punëdhënësin. Njerëzit kanë dëshirë të punësojnë njerëzit që njohin. Bëhuni ju një ndër ta.

Lajme të ngjashme

Back to top button