Edhe një migrant shkelet për vdekje nga treni

Fatkeqësi tjetër hekurudhore në afërsi të Tabanocit të Kumanovës, me një emigrant të vdekur. Mosha, kombësia ende nuk dihet, por nga policia konfirmojnë thjesht se bëhet fjalë për emigrant të paligjshëm. Menjëherë pas përplasjes, emigranti është dërguar për në spital, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

“Rreth orës 10:30 një tren transportues me relacion Kumanovë-Tabanoc ka përplasur një person të panjohur i cili supozohet që është emigrantë ilegal. Personi gjatë rrugës për në emergjencën e Shkupit ka ndërruar jetë..Ende kemi problem me emigrantët ilegalë, presioni vetëm rritet. MPB-ja ka angazhuar të gjitha kapacitetet që ka e që nuk janë të pafund pasi Maqedonia është një vend i vogël. Është fakt se përveç këtij numri zyrtar, ekziston edhe një numër gri i personave që nuk kanë kërkuar vërtetim fare nga policia. Nuk mund të tregojmë qartë se sa të tillë janë por mendojmë se ky numër prej 40 mijë personash që kanë hyrë në Maqedoni për vetëm dy muaj nuk është tregues real për gjendjen faktike”, dekalroi Ivo Kotevski, zëdhënës i policisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button