Gjëra interesante që nuk i keni ditur për disa vende të botës

Çdo pjesë e botës fsheh gjëra interesante. Këto janë disa nga ato faktet që ndoshta s’i keni ditur.

Xhungla në Amazon prodhon më shumë se 20% të oksigjenit në botë.

Kanadaja ka më shumë liqene se e gjithë pjesa tjetër e botës së bashku ndërkaq emir Kanada në gjuhën indiane (gjuha e indianëve të Amerikës) do të thotë “fshat i madh”.

Stambolli është i vetmi qytet në botë që shtrihet ndërmjet dy kontinenteve.

Emri i plotë i qytetit të Lejkersave është: El Pueblo de Nuestra Senora La Reina de Los Angeles de Porciuncula. Amerikanët shkurtimisht e thërrasin L.A.

Në Ohajo nuk ekzistojnë liqene natyrale, të gjitha janë të bëra artificialisht.

Qyteti i parë që ka arritur popullsi prej 1 milion njerëz është Roma, Itali në vitin 133 p.e.s.. Po ashtu ekziston qytet me emrin Romë në çdo kontinent.

Në Siberi ndodhen më shumë se 25% e pyjeve nga të gjitha pyjet e botës.

Në shkretëtirën Sahara ekziston një qytet me emrin Tidikelt në të cilin nuk ka rënë as një pikë shiu në 10 vitet e fundit.

SPAIN apo Spanja do të thotë ‘vendi i lepujve’.

Lajme të ngjashme

Back to top button