Dinamo Zagrebi me rekord të frikshëm

Kundërshtari i Skënderbeut, Dinamo e Zagrebit, duket se është një skuadër rekordesh, të paktën kjo në pjesëmarrjen e saj në kampionatin kroat.

Dinamo e Zagrebit është skuadër e pathyeshme në shtëpi . Duke llogaritur dhe fitoren e fundit me RNK Splitin, 3-0, ka 85 ndeshje pa humbur në shtëpi në kampionatin kroat.

Kjo skuadër ka fituar shumë tituj në Kroaci me 17 tituj kampion, 13 Kupa të Kroacisë dhe 5 Superkupa.
Ata nuk janë mundur që nga 31 korrik 2010 në shtëpi, kur në atë kohë do t’i mundte Rijeka.
Dinamo do të përballet ne mesjavë me Skënderbeun në Elbasan Arena, tjetër stadium që nuk ka humbje për skuadrat shqiptare në Evropë.

Lajme të ngjashme

Back to top button