Moutinho mungon në ndeshjen Shqipëri – Portugali

Përfaqësuesja e Portugalisë, kundërshtarja e kuqezinjve në sfidën eliminatore të 7 Shtatorit në “Elbasan Arena”, humbet një nga elementët e saj më të rëndësishëm, mesfushorin Joao Moutinho. Futbollisti që aktivizohet me Monaco në ligën e parë franceze pësoi një dëmtim serioz në sfidën me Lille, që përfundoi në barazim 0-0. Pas një ore lojë portugezi u detyrua të dilte nga fusha, ndërsa ekzamimet e fundit konfiromojnë se lojtarit i duhen nga 4 deri 6 javë për t’u rikthyer në dispozicion të trajnerit Jardim.

Kjo do të thotë se 28-vjecari, përvecse dy në ndeshjet play-off të Championsit me Valencian si dhe në takimin me Paris Saint Germain në kampionatin francez, i programuar për t’u zhvilluar më 30 Gusht, nuk do të jetë as kundër kuqezinjve në eliminatoren e Europianit.

Ky është një lajm i mirë për Kombëtaren Shqiptare, pasi Moutinho mbetet një nga pikat më të forta të formacionit luzitan, që aktualisht kryeson Grupin “I” eliminator në kuotën e 12 pikëve, dy më shumë se Danimarka dhe Shqipëria që ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me nga 10 pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button