Maqedoni, vjedh vulën e spitalit, jep vërtetime false për 100 euro

48 vjeçari B.I. prej fshatit të Strugës, Belicë e Poshtme, ka punuar vërtetime false nga Spitali i Përgjithshëm i Strugës dhe pa autorizim e ka përdorur vulën e spitalit dhe të mjekut të mjekësisë së përgjithshme, punonjës në spital, njofton SPB Ohër.

Pasi i ka vjedhur vulat, ai ka përgatitur vërtetim për 32 vjeçarin L.K nga fshati Bixhovë, duke deklaruar rrejshëm se mjeku i spitalit i ka shkruar atij terapi të cilën e ka pranuar në periudhën prej 24 korrik deri më 7 gusht. Ai më tej në vërtetim ka shkruar se Spitali i Qytetit të Strugës, vërtetimin ia ka dhënë për t’i shërbyer si dëshmi para organeve kompetente të Zvicrës ku L.K është përkohësisht i punësuar me qëllim të fitojë pushim nga puna. Për këtë shërbim, ai ka fituar 100 euro.

Më 10 gusht të këtij viti, pas kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe i janë marrë dy vula zyrtare, e para është me emër të mjekut nga mjekësia e përgjithshme, ndërkaq vula e dytë është e “Spitalit të Strugës”.

Lajme të ngjashme

Back to top button