Merkel definon kuj i jepet azil në Gjermani

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se “ankthi i ekonomisë nuk është një arsye për azil”. Gjatë një interviste për televizionin gjerman ZDF, Merkel theksoi:

“Nuk mund t’i japim azil çdo kujt që beson se këtu ka një shans për punësim”.

Kancelarja gjermane bëri thirrje për një zgjidhje europiane.

“Një politike e përbashkët europiane për azilkërkuesit menjëherë pas shpëtimit të Greqisë është projekti tjetër i madh për Europën, ku duhet të tregojmë se jemi në gjendje të veprojmë së bashku”, tha ajo. Sipas saj, duhet bërë një klasifikim i përbashkët i vendeve të sigurta të origjinës. Në Gjermani ka thënë ajo, ka ende debate nëse Bosnja dhe Hercevogina, Serbia dhe Shqipëria duhet të klasifikohen si vende të tilla.

Sipas saj, vendet e Ballkanit duhet të bashkohen në BE, nuk ka persekutim politik.

“Askush nuk duhet të krijojë shpresa të kota”, tha ajo. Merkel ka bërë apel edhe për sigurinë, duke kritikuar situatat me dhunë ndaj refugjateve. Sipas saj, skena të tilla nuk janë fare të denja për Gjermaninë.

Lajme të ngjashme

Back to top button