Ja pse u përlotën në gjykatë motrat Kajtazi nga Durrësi

Një seancë që ka zgjatur vetëm pak minuta, por ka qenë e mbushur me ngarkesë emocionale. Orialda Kajtazi do të jetë e detyruar të qëndrojë në burg pa afat deri sa prokuroria të përfundojë hetimet dhe të dërgojë dosjen në gjykatë, ndërsa e vogla, 14 vjeçarja Klevisa do të kthehet në shtëpi për të vazhduar shkollën në shtator.

Ajo do të shkojë në prokurori dy herë në muaj. Gjatë gjykimit vajzat janë penduar, madje kanë shpërthyer edhe në lot. Kjo ka detyruar gjyqtarin të ndërpresë seancën për disa minuta.

Orialda ka thënë në gjykatë se i vendosën zjarrin shtëpisë vetëm pasi aty mbërriti një punonjës i policisë për t’i pyetur për helmimin e prindërve. “Jemi të penduar. Ne u larguam nga shtëpia pasi erdhi oficeri i policisë në shtëpi. Kishim frikë pasi i vendosëm zjarrin shtëpisë”, ka thënë Orialda në gjykatë, shkruan Panorama.

Dy motrat nga Durrësi
Dy motrat nga Durrësi

 

Ndërsa Klevisa 14 vjeçare ka pranuar se ishte ajo që ia dha idenë e largimit nga shtëpia motrës më të madhe.

“Në shtëpinë tonë ishte krijuar një marrëdhënie shumë e ngurtë mes prindërve dhe neve. Ne nuk donim t’i vdisnim prindërit, por donim vetëm t’i qetësonim. Pasi në shtëpi erdhi një polic për të na pyetur çfarë kish ndodhur ne kishim frikë se mos na arrestonte policia dhe ikëm. Unë ja dhashë idenë motrës së madhe”.

Seanca e shkurtër gjyqësore është ndjekur edhe nga prindërit dhe vajza e madhe e familjes Kajtazi.

Lajme të ngjashme

Back to top button