Aeroplani i rrëzuar indonezian mbante para për të varfrit

Aeroplani i cili u rrëzua të dielën në malet e Indonezisë, ka mbajtur 6,5 miliardë rupi (rreth 420 mijë euro), të cilat është dashur t’i dërgojnë për familjet skamnore në krahinën e Papuas, ta për “AFP” shefi i postës së Xharpura – kryeqyteti i krahinës së Papuas.

Katër prej të punësuarve i kanë mbajtur paratë të paketuara në katër valixhe.

Aeroplani i kompanisë lokale “Trigana er” ka humbur prej radarëve pak pasi ka fluturuar nga pista e aerodromit “Senta” të Xharupës.

Më vonë copat e saj janë gjetur.

Në avion ka pasur 54 njerëz, ndër to edhe fëmijë.

Lajme të ngjashme

Back to top button