Memeti do ta vizitojë sot Kezharovskin

Avokati i Popullit Ixhet Memeti sot do ta vizitojë gazetarin në burg Tomisllav Kezharovski.
Memeti këtë vendim ka parë pasë kërkesës të Shoqatës së Gazetarëve që të angazhohet për krijimin e kushteve normale në paraburgim për gazetarin Tomisllav Kezharovski. 
Sipas kreut të SHGM-së Naser Selmani, kjo përpjekje vjen pas dëshmisë së bashkëshortes së Kezharovskit për kushtet e vështira në të cilat po mbijeton gazetari.

“Me disa rekomandime tona kemi arritur që atij ti mundësohet shërbim më i mirë mjekësor me qëllim që të jetojë në kushte më të mira, por duhet të theksohet se edhe për opinionin është e qartë, disa herë kemi treguar se si janë kushtet nëpër burgjet e Maqedonisë”, ka thaënë të premten Naser Selmani.

Kjo iniciativë e SHGM-së vjen pasi Marina Kezharovska, bashkëshortja e gazetarit, deklaroi se burri i saj po qëndron në pjesën më të vjetër të burgut të Shutkës, në baltë dhe lagështi.

Lajme të ngjashme

Back to top button