Gostivar, deputeti me porosi të veçantë për dasëm

Rasti tragjik ku humbi jetën 10 vjeçari Enes Abedini nga lagja “Fazanari”,  si pasojë e plagosjes nga plumbi qorr të shkrepur nga një gazmend familjar, sensibilizoi opinionin e gjerë. Një dukuri e veçantë në drejtim të parandalimit të fenomenit të krisjes nëpër dasma, ka ndodhur në dasmën e familjes së deputetit Jamin Sinani.

“Rreptësishtë ndalohen krismat me armë. Stop armëve. Të festojmë me zemër dhe jo me armë”, ka qenë porosia e vendosur në hyrje të shtëpisë së deputetit Sinani, si porosi për dasmorët e pranishëm në gazmendin familjar të familjes së deputetit Jamin Sinani i cili martonte të birin.

Kjo porosi ka mjaftuar që dasmorët e pranishëm as të marrin guximin që të nxjerrin armën nga brezi.

Lajme të ngjashme

Back to top button