Bisedimet për zbatimin e marrëveshjes, takimi filloi

Takimi filloi.

Klubi i deputetëve, takimi i përforcuesve politik

***********************************************************

Klubi i deputetëve, takimi i përforcuesve politik

Gazetari i Portalb njofton se në Klubin e Deputetëve kanë filluar të vinë përfaqësuesit e partive politike. Para pak çastesh ka mbërritur Musa Xhaferri nga BDI ndërsa Peter Vanhoute, eksperti belg i cili është deleguar nga Bashkimi Evropian si lehtësues dhe monitorues i zbatimit të marrëveshjes i pret ata në Klub.

Më tej, në Klub janë paraqitur edhe Artan Grubi nga BDI, Imer Aliu nga PDSH, Cvetanka Ivanova dhe Damjan Mançevski nga LSDM.

Nga VMRO i pranishëm është Nikolla Todorov dhe Nikolla Poposki.

Klubi i deputetëve, takimi i përforcuesve politik

***********************************************************

Të hënën fillojnë me punë grupet punuese të partive për zbatimin e marrëveshjes politike për zgjidhjen e krizës në Maqedoni.

Ndryshimet në ligjet zgjedhore dhe pastrimi i listës së votuesve pritet të jenë pikat kryesore të bisedimeve mes përfaqësuesve të VMRO DPMNE-së, Lidhjes Social-Demokrate (LSDM), Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH).

Pas zgjedhjes së prokurorit special dhe ndryshimeve në Kodin zgjedhor, në dhjetor pritet dorëheqja e kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, për t’i hapur rrugën formimit të qeverisë kalimtare, e cila do të ketë mandat organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike në prill të vitit 2016.

Lajme të ngjashme

Back to top button