Ahmeti: Esat Stavileci ndihmoi në Marrëveshjen e Ohrit

Edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka përdorur Facebook-un për të ngushëlluar familjen Stavileci dhe për të shprehur pikëllimin e tij për humbjen e akademikut Esat Stavileci.

“Me pikëllim e pranova lajmin për vdekjen e Profesorit dhe Akademikut të nderuar nga Kosova Esat Stavileci.

Përveq kontributit të madh në arsim, profesori Stavileci ka dhënë kontribut edhe në në jetën shoqërore dhe proceset e rëndësishme politike për shqiptarët.

Akademikun Stavileci e takova në vitin 2001 në përfundim të luftës në Maqedoni, për ta konsultuar në përpilimin e Marrëveshjes së Ohrit si ekspert ligjor.

I shpreh ngushëllime e mia më të sinqerta familjes për humbjen e Profesorit, Akademikut dhe shkencëtarit të shquar të kombit”, shkruan kreu i Integristëve në Facebook.

Me pikëllim e pranova lajmin për vdekjen e Profesorit dhe Akademikut të nderuar nga Kosova Esat Stavileci.Përveq…

Posted by Ali Ahmeti on Sunday, August 16, 2015

Lajme të ngjashme

Back to top button