Rikthehen në vëmendje deklaratat e Mbretëreshës Elizabeth II pas aksidentit të Princeshës Diana

Kohët e fundit, mediat britanike raportojnë se Mbretëresha Elizabeth II, pas përplasjes me makinë në të cilën humbi jetën Princesha Diana, ka pohuar se ka shumë të ngjarë që “dikush ka lyer frenat e makinës me vaj”. Sipas gazetës britanike “Telegraph”, që i referohet librit të Ingrid Seward “fjalimi i Mbretëreshës”, theksohet se Mbretëresha britanike Elizabeth II, menjëherë pas aksidentit në vitin 1997, kishte theksuar se ka shumë të ngjarë se “frenat e makinës janë lyer me vaj”.

Shkrimtarja Seward në librin e saj thekson se reagimi i parë i Mbretëreshës Elizabeth II, pasi mësoi se Diana ishte plagosur rëndë në një aksident, në të vërtetë flet për “marrëdhëniet e komplikuara dhe të pazakonta mes dy grave”.

Po ashtu në këtë vepër është shkruar dhe se Mbretëresha dhe Princesha në fillim ishin shumë të afërta, por kjo ndryshoi në periudhën e mëvonshme, pasi mediat treguan më shumë interes për princeshën.

Ish-gruaja e trashëgimtarit të fronit, Princi Charles-it, Princesha Diana në vitin 1997 dhe biznesmeni Dodi Al-Fayed vdiqën në një aksident me makinë në Paris.

Lajme të ngjashme

Back to top button