Ja kush ishin luftëtarët e Adem Jasharit nga Maqedonia

Mediat në Kosovë ditëve të fundit kanë nxitur debatin se kush ishin grupet e para të armatosura të UÇK-së, ku në krye të tyre spikat komandanti legjendar Adem Jashari.

Tashmë po kuptohet gjithnjë e më shumë se Adem Jashari ishte një hero i zhvilluar brenda institucioneve të Republikës së Kosovës, dhe jo si pjesë e grupeve të çakorduara ilegale.

Në mesin e këtij grupi që ishte stacionuar në Shqipëri dhe po kryente stërvitjet ishin edhe disa shqiptarë nga Maqedonia. Ndër emrat e dalluar është Orhan Ibrahimi, nënkryetari dhe deputeti aktual i PDSH-së, por edhe Halil Palloshi, anëtarë i BDI-së.

Saim Tahiraj, për Gazetën NewBorn tregon se si kanë filluar këto ushtrime të cilat janë organizuar në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Roli i tij ishte koordinimi në mes UÇK-së në Kosovë dhe shqiptarëve në Zvicër, dhe barte mbi vete përgatitjen e grupit të dytë.

Ai thekson se eprorët kryesor në Shqipëri kanë qenë Kastriot Hoxha, Hysen Ymeri e disa të tjerë, ku përgatitjet që i kanë bërë gjatë atij muaji, kanë qenë nivel shumë i lart i ushtrimeve.

“Atë çka e kemi bërë në ushtrime në Shqipëri për një muaj mund të them se ka qenë një nivel shumë i lart i ushtrimeve. Eprorët kryesorë kanë qenë Kastriot Hoxha, Hysen Ymeri, Agroni, Ylli dhe disa të tjerë. Ushtrimet janë ndarë në dy grupe ku ekspertët, ushtarët janë orientuar më shume në aspektin e luftës guerile, ushtrimet janë mbajtur nga qitja me revole e deri te ato me minahedhës, dhe sistemin kudër ajror që ishte në armatën e Shqipërisë. E rëndësishme ka qenë përgatitja fizike dhe psikike për luftë në atë kohë, dhe është arritur një rezultat shumë i mirë gjatë atyre stërvitjeve. Pra i tërë ky organizim ka qenë në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thekson ai.

Ai tregon se si kjo Ushtri i ka bërë kontaktet e para me Ibrahim Rugovën, Ramiz Alinë, nëpërmjet Fehmi Aganit, por edhe Sali Çekajt, i cili kishte takimi direkte me zyrën e LDK-së në Shtutgart.

Lista e 54 emrave nga grupi i dytë i gueriles shqiptare:

Adem Jashari

Ilaz Kadriu

Osman Ferizi

Avni Zymeri

Adem Maksuti

Shaqir Salia

Avni Rama

Sami Tahiraj

Shkelzen Gjonaj

Naim Gubetini

Xhavit Gubetini

Lutfi Jonuzi

Ramadan Begu

Ilmi Peci

Shahin Bejtollahu

Hasan Ferizi

Ejup Murseli

Isa Xhaferri

Naser Jakupi

Jakup Limani

Sait Jashari

Bujar Zeneli

Nazmi Bajrami

Beqir Saiti

Orhan Ibrahimi

Bujar Hazizi

Faton Gajtani

Shemsi Zeqiri

Samet Rrahmani

Adem Derguti

Muharrem Bobaj

Ferat Çerkezi

Ahmet Berisha

Murat Jashari

Ilmi Bajrami

Fatmir Staveleci

Nuri Bexheti

Shaip Azemi

Fikret Halili

Selman Rreci

Kenan Kelmendi

Qenan Aziri

Fadil Kadria

Isuf Ismaili

Ekrem Sheholli

Dritan Restelica

Fehmi Beqiri

Hamdi Jaha

Ymer Aliu

Mehmet Breznica

Jahi Zeqiri

Zenullah Voca

Halil Palloshi

Faris Xhemaili

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Në mesin e këtij grupi që ishte stacionuar në Shqipëri dhe po kryente stërvitjet ishin edhe disa shqiptarë nga Maqedonia. Ndër emrat e dalluar është Orhan Ibrahimi, nënkryetari dhe deputeti aktual i PDSH-së, por edhe Halil Palloshi, anëtarë i BDI-së.

    Mos haroni se nga Tetova(Dobroshti) eshte edhe Prof.dr.Nuri Bexheti dhe Fehmi Beqiri, Tetove(Nerasht)

Back to top button