4 mënyra se si martesa ndihmon shëndetin tuaj

Jetë më e gjatë

Përllogaritet se numri i personave që vdesin është dy herë më i madh te çiftet e pamartuara. Ata që kanë kurorëzuar dashurinë përpara ligjit kujdesen më shumë për njëri-tjetrin, i mbështesin partnerët dhe i ndihmojnë kur kanë nevojë. Njerëzit që ndihen përgjegjës për personin me të cilin janë martuar dhe fëmijët, kanë prirje më të madhe të kujdesen për veten. Nëse dëshironi të jetoni gjatë, martohuni!

Rrezik më i ulët për SST

Të martuarit kanë një jetë seksuale të rregullt dhe të qëndrueshme. Ata nuk kanë nevojë të kërkojnë vazhdimisht një partner seksual. Kjo ul ndjeshëm rrezikun e prekjes nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Mirë për veset

Martesa, sipas shkencëtarëve, është një obligim që kërkon shumë zotim dhe këtu nuk ka vend për vese rinore. Ata që bashkohen përpara ligjit për të krijuar një familje duan që kjo të jetë sa më e shëndetshme. Për këtë arsye, të martuarit kanë më pak gjasa të pinë alkool apo drogë. Disa madje heqin dorë edhe nga duhani prej gruas dhe fëmijëve.

Shëndet më i mirë

Për femrat dhe meshkujt, të qenët i martuar është një përfitim i madh shëndetësor. Jeta e mirë seksuale ju jep ndjenjën e kënaqësisë dhe lumturisë. Kjo ndikon te humori dhe shëndeti mendor, të cilat nuk janë më pak të rëndësishme se ai fizik. Kërkimet kanë provuar se beqarët vuajnë më shumë nga lëkundjet e humorit dhe bien në depresion më shpesh

Lajme të ngjashme

Back to top button