Partia Popullore Serbe kërkon të ndërtohet mur në kufirin me Maqedoninë

Partia Popullore Serbe (PPS) vlerëson se Serbia duhet të shkojë sipas shembullit të Hungarisë, të ngrejë mur në kufirin me Maqedoninë, sepse vetëm ashtu mund ta ndërpres depërtimin e emigrantëve.

“Është koha e fundit të fillojmë të sillemi si çdo shtet tjetër perëndimor e cila në vend të parë e vendos interesin e vendit të vet e jo të tjerëve” thuhet në deklaratën e PPS-së.

Prej partisë përkujtojnë së sipas definicioneve të OKB-së dhe BE-së, të ikur janë ata qe ikin nga luftërat, azilant janë ata persona që janë të rrezikuar në vendlindje për shkak të qëndrimeve të tyre politike, ndërkaq emigrantë janë ata që zhvendosen për kërkim të një jete më të mirë.

“Në Serbi nuk kemi qëndrim zyrtar se për çfarë kategori të njerëzve bëhet fjalë, përveç se çdo ditë arrijnë lajme alarmante prej qarqeve zyrtare se deri në fund të vitit do të paraqiten rreth 100.000 kërkesa për azil, e cila neve do të na kushtojë 150 milion euro, ndërkaq në pjesën jugore të vendit do të ndërtohet qytet i montuar për 400.000 azilantë”, thuhet në deklaratën e PPS-së.

Sipas PPS-së, Parlamenti i Serbisë duhet ta parandalojë mundësinë që emigrantët të kërkojnë të drejtë për azil nëse tanimë kalojnë nëpërmjet një vendi të sigurtë, pra nëpërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, atje duhet të kërkojnë azil.

“Është e qartë se BE kërkon që emigrantët të qëndrojnë gjatë në Serbi dhe për atë vetëm një njeri naiv mund të mendoj se Brukseli nuk e përkrahë ndërtimin e murit në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë”, shtojnë nga partia.

Lajme të ngjashme

Back to top button