Aktivistët e Forumit Rinor Islam ndihmojnë Shipkovicën

Më shumë se 30 aktivistë të Forumit Rinor Islam, nga Tetova, Shkupi e Kumanova u bashkuan në aksion vullnetar për të ndihmuar banorët e Shipkovicës.

Aktivistët ndihmuan fizikisht banorët dhe familjet e dëmtuara në zonat e vërshuara nga fatkqësia natyrore që ndodhi në këtë vend, në gusht të këtij viti.

Fisnik Shabani, kryetari i Forumit Rinor Islam – Dega në Tetovë theksoi se ky aksion i përbashkët për pastrimin e shtëpive të rrënuara, u organizua vullnetarisht nga të gjithë pjesëmarrësit, duke e parë nevojën e banorëve për ndihmë fizike për të pastruar shtëpitë e mbushura më gurë.

Edhe shtabi i emergjencës që po qëndron në Shipkovicë falenderoi për këtë ndihmë

Lajme të ngjashme

Back to top button