Prej të martës, mundësi e dytë për maturantët të cilët nuk e kanë kaluar provimin shtetëror

Prej pasnesër deri më 21 gusht në shkollat e mesme, do të hyjnë në provim të gjithë ata maturantë të cilët nuk e kanë kaluar provimin shtetërorë në afatin e qershorit ose nuk kanë mundur ta kalojnë ndonjë prej lëndëve të caktuara, transmeton Portalb.

Provimi do të fillojë prej ora 10, në cilën lëndë do të testohen do të jenë të informuar 3 ditë përpara testimit, ndërkaq pyetjet i dinë një muaj përpara.

Në testimin e qershorit morën pjesë 2229 kandidatë të lajmëruar, njofton Ministria për Arsim dhe Shkencë. Testimi parasheh testimin e tre lëndëve eksterne dhe një interne. Më 18 gusht do të mbahet provimi i obliguar i lëndës gjuhë amtare dhe letërsi.

Më 19 gusht do të testohen maturantët të cilët e kanë zgjedhur gjuhën e huaj, të mërkurën do të mbahet matematika, ndërkaq të premten provimet e lëndëve: estetikë, filozofi, kimi, fizikë, biologji, histori dhe biznes.

Në provimin intern, nxënësi do të vendos se çfarë do të marrë nga lista e lëndëve të përgjithshme apo profesionale. Të pakënaqurit prej notave të fituara, do të munden të paraqesin ankesë, të cilën duhet ta dorëzojnë te komisioni i lëndëve në shkollë, transmeton Portalb.

Në qershor, provimin e maturës e kanë kaluar rreth 18 mijë maturantë, suksesi mesatarë sipas rezultateve të të gjitha lëndëve është 3.37, më i mirë se i vitit të kaluar që ishte 3.11.

Lajme të ngjashme

Back to top button