Tetova po mbytet edhe nga deponitë e egra

Përveç rrëshqitjeve të dheut nga vërshimet e fundit, ekspertët dhe qytetarët thonë se gjendjen edhe më të rëndë e bënë mbeturinat të cilat nga qytetarë të papërgjegjshëm ishin hedhur për vite me radhë. Mbeturinat në disa raste kishin devijuar rrjedhën e ujërave, ndërsa disa prej tyre ishin bartur nga vërshimet dhe kanë dëmtuar rëndë shumë shtëpi dhe toka bujqësore.

Por, sot jo shumë larg vendit të tragjedisë së fundit, në rrugën mes fshatit Shipkovicë dhe Brodec, qytetarë të papërgjegjshëm vazhdonin me të njëjtin rritëm. Kamera e televizionit Alsat regjistroi në vend ngjarje edhe traktorë që vazhdonin të shkarkojnë mbeturina, ndërsa ato vërreheshin në një perimetër më të gjërë në këtë zonë.

Banorë të malësisë së Tetovës që nga afër e ndjenë fatkeqësinë e fundit kërkojnë më shumë përgjegjësi nga banorët e zonave të tjera duke rikujtuar në pasojat e mundshme. Ata apelojnë edhe deri tek institucionet dhe inspektoriati komunal që të dalin në teren dhe të ndalojnë urgjentisht këtë dukuri.

Autoritetet komunale në Tetovë zotohen se do të pastrojnë deponitë e egra, ndërsa ftojnë qytetarët që të jenë më të përgjegjshëm dhe mbeturinat ti hudhin vetëm në deponitë e caktuara nga Komuna.

“Është e vërtetë se kjo tragjedi ndodhi për shkak të vërshimeve mirëpo edhe probleme shkaktoi edhe hudhja e materialeve interne nëpër lumenj dhe vende tjera, të cilat shkaktuan probleme. Ne kemi bërë apel edhe më parë që materialet interne të hudhen edhe tek stacioni për ngarkim shkarkim tek ndërmarja Gjelbërimi dhe tek stacioni në Falisht. Kjo ndodhi për shkak të vërshimeve, por duhet të jemi më të kujdesshëm më syçelë me qëllim që mos të zihen lumenjtë dhe mos hidhen material interne për arsye se do të kemi probleme edhe më serioze dhe telashe” deklaroi Xhelal Ceka, Drejtor i NPK Tetovë.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Eshte e lehet te sulmohet me I dobeti .Deponia e caktua nga komuna, eshte aq large sa fshataret nuk mund ti perballojn shpenzimet per te vajtur deri atje .Deponia e eger,eshte formuar nga nevoja,jo deshira apo pakujdesia e fshatareve te ndershem .Ju lutem gazetareve te publikojn vendet apo terminet kur largohen keta mbetrurina !!??Kater fshatrat e malesis,me vite me rradhe perballen me ket problem te permasave te medha .

Back to top button