Shpërthen vullkani Cotopaxi, Ekuadori në alarm (VIDEO)

Presidenti i Ekuadorit, Rafael Correa, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas shpërthimit të vullkanit Cotopaxi, i cili cilësohet si njëri nga më të rrezikshmit në botë.

Pamjet e vullkanit që shpërtheu të premten me epiqendër në rajonin e andeve të Ekuadorit, 45-50 kilometra afër kryeqyteti Quito, u publikuan të premten, derisa shpërthimi thuhet se ka ndodhur një ditë më parë, shkruan El Tiempo, përcjellë Klan Kosova.

Erupcioni vullkanik ka prekur një zonë qiellore prej pesë kilometrash, duke shpërndarë hi vullkanik përreth, shkruan The Wall Street Journal, transmeton Klan Kosova.

Në Quito janë shpërndarë maska për t’i shmangur banorët nga era e squfurit, e cila lirohet nga hiri vullkanik.

“Ne jemi duke shpërndarë një milion maska në pjesë të ndryshme të qytetit”. ka shkruar në Twitter kryetari i Quitos, Mauricio Rodas.

Vullkani cilësohet shumë i rrezikshëm dhe kërcënues, jo vetëm për madhësinë e tij, por edhe për faktin se është shumë afër qyteteve të populluara.

Shpërthimi ka bllokuar disa pjesë të qytetit, që ka afër 2.3 milionë banorë, raporton Sky News.

Lajme të ngjashme

Back to top button