Libertas Albania i kërkon Belgjikës të njohë gjenocidin ndaj çamëve

Lëvizja “Libertas Albania” ka organizuar një manifestim para institucioneve belge ne Bruksel për të kërkuar njohjen e gjenocidit ndaj çamëve.

Iniciatorët e këtij manifestimi duan të korrnin të njëjtin sukses me atë të manifestimeve që u bënë në Francë për njohjen e gjenocidit armen, që nxiten autoritetet franceze ta njohin këtë gjenocid me ligj.

Si hap të parë, ata i kanë dërguar autoriteteve belge një peticion.Kjo iniciative dukej e domosdoshme për lëvizjen “Libertas Albania”, pasi sipas saj, autoritetet shqiptare janë të paafta për ta ngritur këtë çështje ne nivelin evropian.

Lëvizja “Libertas Albania” synon jo vetëm të vazhdoje manifestimet, por edhe ti shtrije ato në qytete të tjera të Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjashme

Back to top button