Sensacionet të reja në Antalyan e ngrohtë, “Snow World” dhe “Ice museum” (FOTO)

Komplekset e argëtimit në Antalya të Turqisë, i njohur si një nga destinacionet kryesore të verës, të përbërë nga “Snow World” dhe “Ice Museum”, tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj, raporton Anadolu Agency (AA) .

Antali (2)

Antalya ndodhet në bregdetin e Mesdheut dhe është e njohur për temperaturat e saj të larta të verës, ujërat e ngrohta, plazhe me rërë dhe hotele luksoze. Megjithatë, si alternativë për ditët e nxehta të verës janë “Ice Museum” dhe “Snow World”. Në muze mund të shihet shumëllojshmëri e skulpturave të akullit.

Ndërsa kur ndodheni brenda “Snow World”, iu jepet ndjesia sikur të jeni në mal, të rrethuar nga skiatorë, shtëpitë për pushim dhe të gjitha aktivitetet e dimrit që ofrohen në një vend dhe kohë të caktuar.

Antali (3) Antali (4)

Temperatura e ajrit në Antalya është në mesatare prej 38 gradë celsius, ndërsa temperatura në muze janë -5. Ventilim dhe ftohja e hapësirës është realizuar me standarde shumë të larta mjedisore.

Drejtori i muzeut, Okan Gurses tha se kanë bërë borën të cilën e kanë vendosur në një sipërfaqe prej 1500 metra katrore. Gurses theksoi se muzeu zgjon interesim të veçantë për fëmijët, të cilët mund edhe të skijojnë.

Antali (5) Antali (6)

Ai thekson se muzeu nuk vizitohet vetëm nga turist të huaj, por edhe nga turistë vendas. “Në mënyrë të veçantë, qytetarët e Antalyas tregojnë interes për këtë vend. ‘Snow World’ është një vend të cilin e duan të gjithë. Por, kemi vërejtur se këtë vit është rritur numri i turistëve nga vendet arabe. Vitin e kaluar më së shumti kishte rusë, këtë vit dominojnë arabët. Ata vijnë nga zona ku ballafaqohen me temperatura të larta, kështu që atyre iu pëlqen shumë ‘Snow World’. Këtu mund të pinë salep dhe çokollatë të nxehtë”.Antali (7)

Një prej vizitorëve ishte dhe Yurdanur Celik, i cili është nga Adana e Turqisë jugore, dhe i cili në Antalya kishte ardhur me gruan dhe vajzën e tij.

“Në ‘Snow World’ dhe ‘Ice Museum’ ne kemi ardhur me rekomandimin e miqve. Sapo kemi arritur këtu ne na ka pëlqyer shumë. Sikur të jemi në një botë tjetër. Është bërë shumë profesionalisht,” tha Celik.

Lajme të ngjashme

Back to top button