Heshtja përballë padrejtësisë është krim!

Të mos flasësh shumë dmth të heshtësh, tregon mungesë budallalëku.
Të flasesh kur duhet e të heshtesh kur duhet është rregull i mirë. Te flasësh është e rëndësishme, më e rëndësishme se të heshtësh. Me anë të së folurës shprehim mendimet, ndjenjat, pasionet. Tregojmë për veten, për të tjerët. Ngjallim interes, krijojmë miqësira. Zgjidhim problemet që kërkojnë bashkëpunim. Ata që e kanë torturë të flasin, kanë pak shoqëri, dhe mbeten të vetëm. Ata që janë mjeshtra në të folur të imponojnë respekt dhe arrijnë të çajnë në jetë.
Heshtja ka vlerën e vet të padiskutueshme por nuk duhet keqpërdoret. Të mësohesh me heshtjen ndonjëherë do të thotë edhe të nëpërkëmbin, të cënojnë interesat, domethënë të eliminojnë. Të flasin tjerët për ty.

Ne jemi popull shumë i çuditshëm! Heshtim kur duhet ta ngrisim fortë zërin, e flasim kur duhet ta mbajmë gojën mbyllur.
Kjo më çmend. Kur i bëhet dikujt ndonjë padrejtësi, e mbajme gojën mbyllur, i mbyllim sytë, veshët… nuk flasim, nuk e mbrojmë viktimën, përkundrazi, e mbrojmë të padrejtin dhe sulmojmë viktimën në mënyrën më të tmerrshme! Por kur na cenohen interesat e tona personale, e ngrisim fortë zërin, shpërthejmë e ulërijmë… Prandaj jemi këtu ku jemi, sepse jemi popull i padrejtë, e mbrojmë të padrejtin dhe e sulmojmë të drejtin. Mua ky popull më çmend me idiotizmat e tij. Nuk e kuptojë pse jemi kështu.
Pse nuk mësuam dot të ngrejmë zërin kundër padrejtësisë.
Ndoshtai i keni vënë re shumë bukur ca fjalë koti , me të cilat jemi shërbyer si popull.
”Qingji i butë i thithë dy nëna” …Ushqehemi me ato fjalë.
Madje krenohemi me ato fjalë koti, fjalë boshe! Jemi popull tragjiko-komik!

Në këtë kohë kush heshtë është vetëm hipokritë. Hipokrizia nuk bëhet vetëm me heshtje , ajo tek ne po shfaqet në mënyra tjera edhe duke qenë aktivë . Hipokrizia është tashmë pjesë e jetës sonë në këtë shoqëri që e shtyp njeriun duke e bërë të sillet si një paparac e papagall në të njëjtën kohë.
Relativiteti i hipokritëve ka arritur gjunjëzimin e shoqërisë dhe e ka kolektivizuar Individualitetin krijues.
Prandaj heshtja përballë një krimi dhe padrejtësive është krim! Mos i mbulo sytë dhe mos hesht kur shikon një padrejtësi/mëkatë…sepse nëse ti hesht je pjesë e padrejtësisë je pjesë e mëkatit.

Lajme të ngjashme

Back to top button