OH “El Hilal” dhe Komuna e Çairit dërgojnë ndihma në Tetovë

Në vendbanimet e përmbytura në Tetovë, përkatësisht në fshatin Shipkovicë, në Reçicë të Madhe dhe në Reçicë e Vogël, si dhe në fshatin Poroj, qëndroi një delegacion i përbashkët Organizatës Humanitare “ El Hilal” dhe Komunës se Çairit, e udhëhequr nga Behixhudin Shehabi dhe Zahir Bekteshi.

Vizita e tyre ishte e organizuar me qëllim të shpërndarjes së ndihmës humanitare të përbërë nga artikuj ushqimorë dhe mjete higjienike. Gjithsej 400 pako ndihmë ne artikuj ushqimor dhe mjete higjienike si dhe rreth dy ton ujë të pijshëm u siguruan me mbështetjen financiare të Komunës së Çairit të Shkupit.

Siç dihet, Këshilli i kësaj komune, kohë më parë vendosi të akordojë ndihmë financiare në një vlerë prej 10 mijë eurosh për të ndihmuar popullatën e rajonit të Tetovës që pësoi dëme nga përmbytjet në Tetovë.

Delegacioni i vizitoi edhe familjet e fshatit Shipkovicë, të cilët fatkeqësisht humbën anëtarë të familjes në përmbytjet që kapluan këtë rajon. Përveç ndihmës së ofruar, këtyre familjeve delegacioni në fjalë u shprehu ngushëllimet për viktimat në njerëz.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. kisha then asaji familje che kan ubur at chiken e vogel zoti sabrin jadhasht ati babe edhe nones chikes njet ishalla zoti lule xhenetit e pjekt

Back to top button