Heroi i Shipkovicës së Tetovës

Me një litar shpëtoi gruan dhe djalin 4-vjeçar të Afrim Ahmetit, ndonëse këtij të fundit fatkeqësia e 3 gushtit ia mori djalin 1 vit e gjysmë e vajzën 6 vjet.

Fetah Xhabiri nga Shipkovica e Tetovës kujton 20 minutat e ferrit kur luftoi kundër ujit dhe gurëve të cilën vinin me shpejtësi të madhe nga maja e malit.

Edhe pse të gjitha shanset ishin kundër tij, Fetahu shpëtoi dy jetë njerëzish, duke mos lejuar që familja e Afrim Ahmetit të shuhet tërësisht.

Por, siç ndodh rëndom, janë sakrificat të cilat personat e zakonshëm bëjnë e të cilat i shndërrojnë ata në heronj.

“I kurthuar” në një situatë të palakmueshme, Fetahu ndihmoi fqinjët, por mendjen e kishte te babai 83 vjeç, të cilin e kishte lënë në kafenenë e katit përdhes të shtëpisë së tij.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)

Shipkovica
Shipkovica

Lajme të ngjashme

Back to top button