Ja nga se ka frikë këshilltarja 19-vjeçare e Veliajt

Dejana Kallogjeroviç është këshilltarja më e re e Bashkisë së Tiranës, që është betuar para 4 ditësh mbi Kushtetutën e Republikës.

Ajo është vetëm 19 vjeç dhe sapo ka përfunduar vitin e parë të studimeve për gazetari, dhe ka marrë një angazhim 4 vjeçar për të qenë parlamentarja vendore e kryeqytetit në logon e LSI-së.

19-vjeçarja është përfshirë në listën e kandidatëve të LSI-së si përfaqësuese të minoriteteve, pasi ajo është me origjinë malazeze. E pyetur nëse e frikëson politika, ajo thotë për Shqiptarja.com, se ka frikë vetëm nga gjarpërinjtë dhe merimangat.

Lajme të ngjashme

Back to top button