Maqedoni, do të rihapet tema e zgjedhjeve si dhe Prokurorit Special

Pas një pushimi dy-javor, nesër ri-fillon punën grupi punues i përbërë nga përfaqësues politik nga katër partitë VMRO, BDI, LSDM dhe PDSH të cilët morën përsipër të zbatojnë marrëveshjen e arritur në Przhino. Atje liderët ranë dakord që t’i lënë pas interesat e partive të tyre dhe të mendojnë për të mirën e qytetarëve dhe të shtetit.

Temat për të cilët do të vazhdojë diskutimi i grupit punues janë pastrimi i Listës zgjedhore, si do të votojë diaspora si dhe përfundimisht të vendoset për çështjen e prokurorit special- të definohen detyrat dhe obligimet e këtij prokurori, mënyra e zgjedhjes dhe të përcaktohet mandati i tij. Deri më 15 shtator, duhet të caktohet një Prokuror Special i ri i cili me autonomi të plotë do të udhëheq hetimin për rastin e përgjimeve. Ky Prokuror Special do të caktohet në marrëveshje me të gjitha partitë nënshkruese.

Nikolla Todorov, njëri nga anëtarët e grupit të punës të VMRO-DPMNE-së thotë se bisedimet do të vazhdojnë dhe që patjetër duhet të përmbushet ajo për të cilën liderët kishin arritur marrëveshje. Ai nuk saktësoi se vallë do të arrijnë që deri më datë 15 shtator që është edhe afati i fundit, të bëjnë zgjedhjen e Prokurorit të ri publik.

‘Do të vazhdojmë me bisedimet edhe atë në drejtim të implementimit të asaj për të cilën edhe jemi marrë vesh. Në pajtim me marrëveshjen e arritur, afati për zgjedhjen e prokurorit të ri special është 15 shtatori’u shpreh Nikolla Todorov, VMRO DPMNE.

LEXO: Maqedoninë e pret një vjeshtë e nxehtë politike
LEXO: Moszbatimi i marrëveshjes së 2 qershorit, ka gjasa të shtyhen zgjedhjet

Sipas marrëveshjes së Przhinos, ja se cilat janë datat e aktiviteteve që duhet bërë:

  1. Më 1 shtator 2015, LSDM do të kthehet në Parlament
  2. Deri më 15 shtator, do të caktohet një Prokuror Special i ri i cili me autonomi të plotë do të udhëheq hetimin për rastin e përgjimeve.
  3. Më 20 tetor 2015, do të zgjidhet ministri i ri i Punëve të Brendshme i cili do të propozohet nga ana e LSDM-së, pas konsultimeve me VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në. Ky ministër do ti takojë Qeverisë teknike.
  4. Më 20 tetor 2015, do të zgjidhet ministri i ri i Punës dhe Politikës Sociale i cili do të propozohet nga ana e LSDM-së.
  5. Më 20 tetor 2015, do të caktohet disa zëvendës ministra në këto ministri:
    a) Ministria e Brendshme, do të propozohet nga VMRO-DPMNE
    b) Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, do të propozohet nga VMRO-DPMNE
    c) Ministria e Financave, do të propozohet nga LSDM
    d) Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të ujërave, do të propozohet nga LSDM
    e) Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, do të propozohet nga LSDMKëto zëvendës ministra do të ketë të drejtë të plotë për rishikim dhe veto në ministritë përkatëse në çështjet  ligjore, financiare dhe të personelit sa i përket organizmit të zgjedhjeve.Të gjithë ministrat dhe zëvendës ministrat e rinj, do të mbajnë këto funksione në Qeverinë e re e cila do të jetë si vijon më poshtë.
  1. Qeveria e tanishme do të dorëzojë dorëheqjen zyrtare në Parlament në kohë, që ti lejojë hapësirë të mjaftueshme Qeverisë së re të fillojë punën më 15 janar, 2016, që domethënë 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare të cilat do të mbahen më 24 prill 2016. Qeveria e re do të udhëhiqet nga kryeministri i ri që do të propozohet nga VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjashme

Back to top button